• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minoritarët në Shqipëri, Greqia do të paguajë pensionet për moshën e tretë

by Aalison Pearse Stevens
31/07/2016 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjetet greke të informimit njoftuan se një Qarkore e Sekretarit të Përgjithshëm të Sigurimeve Shoqërore greke i hap rrugën personave të moshës së tretë, pjesëtarë të pakicës greke në Shqipëri, të aplikojnë për pensionet nga Instituti grek i Sigurimeve OGA.

Aplikimet ishin ndërprerë nga Qeveria greke pas një Memorandumi financiar me kreditorët e huaj në kuadër të paketave shtrënguese financiare.

Ndonëse Ligji u miratua Qershorin e vitit të shkuar ai nuk kishte gjetur zbatim prej mungesës së akteve nënligjore.

Shuma e pensionit mujor që pjesëtarët e pakicës greke marrin është 260 Euro deri më 30 shtator 2016 dhe nga 1 tetori i vitit 2016 pensionet do të rriten dhe do të arrijë shumën e plotë të 360 eurove në muaj.

Këto pensione i përfitojnë personat që kanë mbushur 67 vjeç mbi bazë të disa kritereve të përcaktuara nga autoritetet greke.

Nga burime të shtypit grek vlerësohet se rreth 18.000 pjesëtarë të pakicës greke mund të përfshihen në skemën e pensionit nga Enti grek i Sigurimeve Agrare, OGA.

Ndërkohë Shqipëria dhe Greqia ende nuk kanë arritur një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të viteve të punës për pensionet.

Një marrëveshje e tillë do t’u vinte në ndihmë disa mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi prej vitesh. Emigrantët detyrohen të paguajnë sigurimet edhe në Greqi edhe në Shqipëri.

Tema/d.i.

 

Next Post

SHBA, ish-futbollisti vritet në gjumë bashkë me gruan nga i biri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com