• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Minoritarët në kohën e diktaturës dhe në demokraci

by A R
05/08/2024 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastiot Kotoni

Dokumenti Nr 1006/56. Data e vëzhgimit: Deri më  3 shtator 1956.

Sipas informacioneve të disponueshme dhe duke gjykuar nga listat e “komunistëve aktivë” në Shqipëri , të dhëna nga refugjatët shqiptarë me origjinë greke janë në organizimin shtetëror komunist. Duke folur në Gjirokastër në 27 korrik 1956, Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i partisë Komuniste të Shqipërisë deklaroi se “minoriteti grek në Shqipëri ishte njësoj besnik ndaj Partisë, siç janë shqiptarët”. Në vend nuk bëhet asnjë diskriminim ndërmjet shqiptarëve të mirfilltë dhe minoritetit grek, deklaruan të ikurit. Politika e Partisë është e njëjtë për të dyja palët. Grekët dhe shqiptarët pësojnë privimet të njëjta, llahtarinë e njëjtë dhe taksat e njëjta të rënda. Grekët në Epirin Verior janë të mirseardhur në organizimin shtetëror, dhe është e vërtetë, – siç deklaroi Hoxha – në fshatin Goranxhisë, në krahinën e Gjirokastrës, sipas njërit burim, “se minoritetet mund të fitojnë pozita shumë të larta në qeverinë e Shqipërisë”. Ata thekuan se anëtarët e qeverisë aktuale ishin të grupit të minoriteteve teksa mbanin pozita të larta ushtarake mbaheshin po ashtu nga minoritetet. Megjithatë, të ikurit pajtohen se kishin dëgjuar se shqiptarët myslimanë ishin tejet antagonistë ndaj qëndrimit miqësor të treguar nga Partia Komuniste për minoritetin.

Këto pjesë e librit e shkëputur në faqet 309-310 me titull “Dosja Amerika për Shqipërinë komuniste”, të autorit Bejtulla Destani flet shumë. Po ashtu kjo klimë zgjedhore në Himarë mes dy kandidatëve të minoritetit grek e ka kaluar edhe përkëdheljen e regjimit komunist ndaj minoriteteve. Çensusi i fundit ishte për të qarë hallin, kur Shqipëria është studiuar nga ekspertët e huaj përpara Konferencës së paqes nuk ekzistonte minoritet në Himarë dhe patriotët shqiptarë vërtetuan me fakte se nuk kishte asnjë minoritet grek në Korçë dhe kjo e vërtetë u vulos nga ekspertët ndërkombëtar.

Kryeministri shqiptar me sa po kuptojmë ose nuk do të ketë atakime me qeverinë greke dhe nuk u investua seriozisht në zgjedhjet për Himarën. Në këtë fushëbetejë të zbrazët kur të duheshin struktura partiake të forta dhe të ishte bër më shumë për formalizimin e pronave të himarjotëve, ose nga çdo pikpamje investimet në Himarë do ishin pjesë e një strategjie afatgjatë ku do të përfitonin më shumë edhe himarjotët. Rikthimi i politikës greke tek dosjet që sajonte Shtabi i Përgjithshëm Grek i cili publikoi një Hartë Etnografike të Epirit të Veriut të vitit 1913  me qëllim që të mbështeste pretendimet e Venizelo-sit në Konferencën Paqes. Duke detyruar më tej Evropën të gjendej përballë faktit të kryer. Dihet se politikanët  shqiptarë pranuan referendumin , por edhe nga referendumi Venizelo-si u tërhoq, sepse ju tremb ndjenjave patriotike të shqiptarëve. “Shuma të mëdha me flori po shpenzonin grekët , me qëllim për t’i bërë për vete popullsinë ortodokse shqiptare”, Kjo është dëshmia sipas një zyrtari francez Felix Holz. Venizelos pasi shkatërroi 300 fshatra shqiptare dhe dëboi 60 mijë shqiptarë, që u vendosën si refugjatë në Vlorë. Po a mund të digjnin Zogafos dhe Karapano fshatra greke? Dokumentat franceze tregojnë se Greqia u mbështet fortë tek intriganti antishqiptar Esat Toptani dhe shfrytëzoi konfliktin e këtij me Ismail Qemalin, për të realizuar objektivat e veta në Shqipërinë e Jugut. Me ndërmjetësinë e mitropolitit grek të Durrësit, Jakovit, qeveria greke arriti një marrëveshje me Esatin e cila siç pohonte përfaqësuesi francez në KKNK, do t’i njihte disa privilegje të posaçme popullsisë ortodoke në këmbim të mbështetjes që ortodoksët do t’i jepnin Esat Toptanit. Priftërinjtë grekë të rajonit të Korçës më kot nxorrën dekrete ‘’Ç’kishërimi’’ kundër shqiptarëve që dërgonin  fëmijët në shkollat shqipe, dhe që nuk pranonin t’i dërgonin në shkollat greke.

Zgjedhjet në Himarë duhet të mos na imponoheshin me figura që ringjallin histori të paqëna të Megalidhesë. Shqiptarët i besojnë organizmave perëndimor të BE-së për të qenë në krahë të kombeve të qytetëruara, por të tilla intriga nga esadistët shqiptarë të cilët u futën në politikë me pardesytë e bardha të dhuruara nga Asfalia greke e cila u kërkon haraçin tani në zgjedhjet e Himarës. Kjo luftë për influenca në Ballkan nuk të çonë drejt BE-së. Zgjedhje për të kënaqur orekset e ca politikanëve grekë që nën jastëk flenë me ëndrrën e Vorio Epirit, shqiptarët e ndershëm natyrisht nuk i ngatërrojnë këta politikanët ekstremist që nëpër buzuki kërcejnë vallen çame e ditën kërcasin dhëmbët e nacionalizmit ekstrem grek të progonatasit Beleri dhe Gjikuria.

Next Post
Tragjedi e paralajmëruar, vdiq pas dhunës nga i shoqi, Hati Deliaj i kishte dhënë një mundësi të dytë 70-vjeçarit

Tragjedi e paralajmëruar, vdiq pas dhunës nga i shoqi, Hati Deliaj i kishte dhënë një mundësi të dytë 70-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

Prezantohet sistemi i ri digjital që i jep fund radhëve në dogana/ Ibrahimaj: Shqipëria, 100% e integruar me tregjet europiane

March 10, 2026
Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

Kuvendi nuk u miratoi ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II, PD dërgon çështjen në Kushtetuese: Prek qytetarët

March 10, 2026
Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

Zjarri përfshin një sipërfaqe pyjore në Pogradec, zjarrfikësit dhe banorët në luftë me flakët

March 10, 2026
Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

Konsiderohet armë djegëse/ Human Rights Watch: Izraeli përdori ilegalisht fosfor të bardhë mbi zona banimi në Liban

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In