Minorenët azilkërkues, Topalli: Po zhbëhet familja shqiptare
Ish-nënkryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, në një status të publikuar në Facebook, duke publikuar disa statistika për azilkërkuesit shqiptarë, sidomos ato minorenë, thotë se familja shqiptare po zhbëhet. “ Ku po shkojmë?! Nuk jemi vetëm të dytët pas Sirisë për numrin e azilkerkuesve në Gjermani! Sipas të dhenave të qeverisë utaliane vendi yne rreshtohet i dyti pas Egjiptit për numrin e minorenëve të pashoqëruar që shkojne nga Shqipëria! Ky është një lajm tjetër tronditëss në dramën e madhe të azilkerkuesve shqiptare! A do rrijme ë shikojmë si po zhbëhet ky vend? A do ulim shpinën e te shohim si zhbëhet familja shqiptare?! A do ulim qafen e të presim si do rrokulliset ky vend?”, shkruan deputetja demokrate.
Topalli akuzon me ironi kryeministrin Edi Rama se “sapo po përsërit në TV se vendi ështe nëdrejtimin e duhur!”. Ndërkohë, sipas saj qeveria italiane thotë: “Në klasifikimin e ndarjes së emigrantëve minorenë ne Itali sipas kombësive të tyre, Shqipëria renditen në vendin e dytë me 1198 minorenë të pashoqëruar me origjinë shqiptare, përgjithësisht 14, 2% të numrit të përgjithshëm, pas vendit të parë që zë Egjipti me 1896. Republika e Kosovës renditet në vendin e 11 me 220 miorenë.
Deri më 31 dhjetor të 2014 minorenë shqiptarë të pashoqëruar në Itali ishin rreth 1043 duke e renidtur Shqipërinë në vendin e 5 në këtë klasifikim, pas Egjiptit, Eritreas, Gambia, e Somalia. Sot 7 muaj më vonë deri më 31 korrik 2015, Shqipëria shënon një rritje të pranisë së minorenëve të pashoqëruar në 1198, duke u renditur kështu në vendin e dytë.”