Një e mitur me aftësi të kufizuara është shtruar në gjendje kritike për jetën në spital pasi ishte sulmuar rëndë nga minjtë.
14-vjeçarja paraplegjike po flinte përtokë kur e sulmuan minjtë, në një shtëpi me qira në Roubaix të Francës.
Një ekspert mjekësor i cituar nga “France Info” tha se vajza kishte 45 plagë në fytyrë, 150 në duar dhe 30 në këmbë.
Babai i vajzës akuzon qiramarrësin për neglizhencë, teksa raportet thonë se koshat e mbeturinave aty pranë ishin plot me minj. Babai tha se e kishte gjetur të mbuluar me gjak të bijën të shtunën e kaluar. “Gjaku i kullonte nga veshët”, tha ai, i cituar nga “BBC”.
Edhe disa prej shenjave të saj të gishtërinjve janë dëmtuar dhe mjekët thonë se nuk mund të riparohen.
Familja tashmë është zhvendosur në një tjetër shtëpi dhe policia po heton ngjarjen.
Sipas “BBC”, sulme të tilla të minjve ndaj njerëzve janë të rralla, megjithëse minjtë e uritur nganjëherë ushqehen me kufoma.
a.ç