• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër prindërve të nxënësve

by Ledi Shamku
08/09/2017 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ledi Shamku

Po ju shkruan një prind nxënësish, një gocë zyshe e një zyshë njëherazi; po ju shkruan po ashtu edhe ajo që beson te magjia e arsimit të mirë kombëtar. Qytetërimi është Arsim; Ekonomia është Arsim; Rendi është Arsim; Shëndeti është Arsim; gjithçka për një komb është në thelb Arsim.

Të dashur prindër të nxënësve që këtë të hënë nisin shkollën, së pari na u qoftë udha dritë fëmijëve! Desha t’i flas dy fjalë me ju si t’i flisja me veten, pa rrotullame e formula. Prindër, ju nuk i keni zgjedhur fëmijët tuaj para se t’i kishit ashtu si ata nuk ju kanë zgjedhur ju. Nuk vajtën të dyja palët në ndonjë MAPO e të thonin: Shoqe të lutem, desha një vajzë të bindur ose po nuk pate, më bëj një djalë artist.

Radha ime tani: a keni një babi liberal? – Jo, askush nuk zgjodhi kënd dhe sekushi mësoi rrugës të jetë prind. Njësoj si fëmiët tuaj nuk ju zgjodhën ju, po ashtu nuk zgjedhin as mësueset. Edhe mësueset mësojnë të jenë mësuese siç ju mësoni të jeni prindër. Mes jush dhe mësueseve janë fëmijët.

Nëse zysha thotë që duhet rikopjuar krejt mësimi me shkrim në fletore dhe juve ju duket “pa vlerë”, ju lutem mos t’ia thoni këtë fëmijës. Shkoni po deshët në mbledhjet me prindër dhe diskutojeni, por mos e thyeni autoritetin e zyshës te fëmija se e dëmtoni, fëmijën të parin.

Nëse zysha e gjeografisë (qëllon që ju ta njihni), ju jep “konsiderata” apo “moskonsiderata” për metodën e zyshës së matematikës, ju lutem kapërceni mbi qejfin e muhabetit me zyshën dhe lerjani matematikën zyshës së matematikës.

Nëse mësuesi i fiskulturës vendos t’i nxjerrë në kohë të mirë e të keqe fëmijët e t’u “marrë shpirtin” me ushtrime, ju lutem mos trazoni gjithë miqtë tuaj mjekë për t’i sajuar fëmijës një “raport”

Nëse nuk jeni dakord me vendimet apo qëndrimet e mësuesve (dhe jeni të lutur të vigjëloni), ju lutem shmangni në sy të fëmijëve do cilësime fyese për mësuesit; fëmijtë tanë nuk kanë nevojë aspak për një aleancë me prindërit kundër zyshës a kundër shkollës. Mos lëshoni pe për këtë, pavarësisht se fëmijët tuaj të zgjuar do mundohen t’ju përfshijnë në Pakte, Aleanca e gjithfarë përbetimesh.

Nëse fëmijët qëllon të marrin nota jo të mira, ju lutem mos i trembni e as mos i fyeni. Rrezikoni t’i bëni rrenacakë e ziliqarë të kompleksuar. Të dashur prindër, kur ju kanë thënë se nota tregon dijen, jua kanë thënë gabim: në fakt çdo notë tregon vetëm një stad të dijes, atë të asaj dite kur është marrë nota. Kush tha që stadi nuk kapërcehet me studim (pa terror!).

Nëse fëmijët ju thonë se “zysha është çmen dhe ka dhënë një mal me detyra”, ju lutem mos u bëni kot zemërdhembshur duke iu shkruar zyshave justifikime rrenash të tipit “erdhëm vonë në shtëpi”, ose “mbrëmë vajza kishte dhimbje koke ndaj nuk i përfundoi detyrat”. Kush ju shkruan tani, edhe e ka bërë dhe është penduar. Fëmija nuk ka nevojë për aleanca rrenacakësh kundër detyrimeve shkollore.

Dhe së fundi: prindër, jini prindër jo shokë! Shokë fëmijët tanë kanë plot e do të kenë plot! Prindër na kanë veç ne, e po na “shokëzuan”, nuk kemi fituar as ne e as ata! Ata kanë humbur prindërit e neve kemi humbur fëmijët.

Kaq kisha, me mend e me zemër! Si prind e si zyshë. Rroftë dija e rroftë shkolla e i paçim mësuesit e fëmijëve! Veç jetës, asgjë tjetër nuk e ka rëndësinë e shkollës. Asgjë! Gjyshja ime më thonte: Shkolla është erz! – dhe kishte të drejtë.

a.ç

Next Post
Qeveria e re, Rama tregon 4 objektivat e mandatit të ardhshëm

Qeveria e re, Rama tregon 4 objektivat e mandatit të ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In