Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Gjermania për një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për njohjen e patentave.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.
Ministrja tha se është marrë drita jeshile për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë ndërsa shtoi se po negociohen disa teknikalitete.
“Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete.
Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve.”-tha ajo në një intervistë në emisionin “Log”.
Ka nja 3 vite qe na thoni sapo morem driten jeshile, sapo arritem marrveshjen, jo kshu jo ashu…