• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja teknike e PD kërkon shkarkimin e drejtorit të Punësimit

by Java News
14/06/2017 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja teknike e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha, Xhulieta Kërtusha, i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike nisjen në mënyrë të menjëhershme, të proçedurave për largimin nga shërbimi civil të Drejtorit të Përgjithshëm te Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Artur Mickaj, pasi nuk ka zbatuar urdhrin për largimin nga detyra të Marisa Kacorit, Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë, për shkak se për këtë të fundit ka pasur prova që vërtetonin se ishte përfshirë në fushatë.

Njoftimi i MMSR:
Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë znj. Xhulieta Kërtusha, i ka kërkuar sot Departamentit të Administratës Publike nisjen, në mënyrë të menjëhershme, të proçedurave për largimin nga shërbimi civil të Z. Artur Mickaj, me funksion Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, institucion në varësi të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për shkak të shkeljeve shumë të rënda të kryera me dashje siç është parashikuar nga neni 57 pika 2 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.

Artur Mickaj, në kundërshtim të plotë me VKM nr. 473 datë 01.06.2017, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për parandalimin e aktivizimit të vartësve të tij në fushatën zgjedhore të një subjekti politik në kundërshtim me ligjet në fuqi, duke kryer një shkelje shumë të rëndë.

Megjithëse nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë i është propozuar marrja e masës “Largim nga Puna” ndaj znj. Marisa Kaçori, Drejtore e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Tiranë, për shkak se për këtë të fundit ka patur prova që vërtetonin pjesëmarrjen në fushatë zgjedhore brenda orarit të punës, Z. Mickaj nuk ka ndërrmarrë asnjë veprim, duke refuzuar të zbatojë porpozimin e Ministres së MMSR-së.

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë shpreh vendosmërinë që të ndjekë me prioritet të gjitha detyrimet që ka në kuadër të parandalimit të pjesëmarrjes së administratës së në fushatën zgjedhore. Nisur kjo , MMSR i kujton të gjithë titullarëve të institucioneve në varësi rëndësinë e zbatimit të kuadrit ligjor për të mos lejuar punonjësit e administratës publike që të bëhen pjesë e fushatës zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës. Ç’do mosveprim apo refuzim për të zbatuar ligjin, vendimin e Këshillit të Ministrave dhe urdhërat e Ministres së Mirëqënies Sociale dhe

Rinisë, nga ana e drejtuesve të institucioneve në varësi, do të përbëjë arsye të mjaftueshme për të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore ndaj tyre.

a.ç

 

 

Next Post
Tre burra homoseksualë, njihet ligjërisht familja e parë poligame në Kolumbi (FOTO)

Tre burra homoseksualë, njihet ligjërisht familja e parë poligame në Kolumbi (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

August 4, 2026
Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

August 4, 2026
Krimet në Shkodër, zv.ministri: Sot zbulohen 100%, kur ishte Basha ministër vetëm 64%

Bela dhe Halimi 10 vjet ‘non grata’, Lamallari: Vendimi u mor më 17 korrik! Nuk do të lejojmë agjenda kundër Shqipërisë

August 4, 2026
Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem

Çmimi i vajit të ullirit pritet të rritet sërish, shkak i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

Kriza në Ceuta, Spanja: Zona “Schengen” nuk u rrezikua, ministrat e BE vlerësuan reagimin e Madridit

August 4, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE jep 100 milionë euro për Shqipërinë, fokusi te lëndët e para kritike, mjedisi dhe reformat demokratike

August 4, 2026
Nafta bie nën 80 dollarë, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

Nafta bie nën 80 dollarë, shpresat për marrëveshje SHBA-Iran ulin çmimet

August 4, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

August 4, 2026
Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

Katari: Izraeli po pengon procesin e paqes në Gazë, duhet të tërhiqet

August 4, 2026
Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

Ebola bën kërdinë në Kongo, regjistrohen mbi 1700 viktima

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com