Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh pas takimit koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor.
Spahiu thekson se problematikat me të cilat përballet sistemi shëndetësor nuk mund të zgjidhen brenda një dite, por nënvizon rëndësinë e dëgjimit të vazhdueshëm të shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit në terren.
Sipas saj, gjatë takimit me drejtuesit e strukturave shëndetësore është kërkuar prani e pandërprerë në terren, dëgjim i shqetësimeve dhe punë e përditshme për adresimin e tyre.
“12 orë diskutim nuk mjaftojnë për të zgjidhur gjithçka që qytetarët presin nga sistemi shëndetësor. Por çdo orë e kaluar duke dëgjuar, kuptuar dhe kërkuar zgjidhje është një orë e investuar në përmirësimin e kujdesit për ta.
Në takimin koordinues me drejtuesit e strukturave të shërbimit shëndetësor parësor dhe atij spitalor kërkova prani të pandërprerë në terren, dëgjim të shqetësimeve, punë të përditshme për zgjidhjen e tyre dhe vëmendjen që çdo qytetar meriton.
Sepse kujdesi shëndetësor nuk është vetëm një shërbim që ofrohet, por edhe mënyra se si e presim, e dëgjojmë dhe e trajtojmë çdo njeri që kërkon ndihmë”, shkruan ministrja.










Cilin trajtim e shqetsim te qytetarve trajtoni ju,Ska asnji ambulance e spital qe administrohet nga ju qe te zgjidhe nji broblem shendetsor.Rastin konkret shko te beshe analzat ne ambulance ose ne spital,pergjigjeja e pare nuk ju bejme analizat.Detyrohesh tju drejtohesh ambulancave e spitaleve private te njerzve tuaj.Qe te beshe analizat te marrin 25000 leke te reja vetem per analiza,edhe 5000 deri 10000 leke ilace.kjo eshte e verteta sh ministre.Kure sna perfillin ambulancat e spitalet detyrohemi te mbytemi ne borxhe per sa thame me siper.Prandaj sh ministre,te jeshe me pergjgjeshme per ato qe thua,nuke jane te verteta se degjoni e trajtoni shqetsimet e qytetarve.