• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre prioritet e Shqipërisë në transformimin e shëndetësisë, çfarë u fol në takimin e ministres Sala me homologun në Katar

by E S
07/12/2025 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi sot një takim me Ministrin e Shëndetit Publik të Shtetit të Katarit, Shkëlqesinë e Tij, Mansoor bin Ebrahim bin Saad Al Mahmoud, në kuadër të Forumit të Dohas. Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e shëndetësisë, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe identifikimin e fushave me potencial për projekte të përbashkëta.

Gjatë diskutimeve, ministrja Sala theksoi se transformimi i shëndetësisë është sfida kryesore për Shqipërinë, duke identifikuar tre prioritete strategjike:

• Përmirësimi i menaxhimit të shërbimeve shëndetësore, me qëllim rritjen e cilësisë dhe aksesit për pacientët.

• Integrimi i shërbimeve të mirëqenies sociale dhe shëndetësore, për të ndërtuar një model të unifikuar dhe efektiv të kujdesit ndaj qytetarëve.

• Digjitalizimi dhe zhvillimi i inteligjencës artificiale në shëndetësi, si bazë për një sistem modern dhe të qëndrueshëm.

Ministrja theksoi se vendi ka nevojë të ngrejë arkitekturën e sistemeve digjitale që sigurojnë ndërveprueshmëri, një komponent thelbësor për funksionimin efikas të sektorit dhe për zhvillimin e aplikimeve të avancuara të AI në shëndetësi. Ajo nënvizoi se ky transformim do të shërbejë si bazë e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm, të integruar dhe të orientuar drejt inovacionit.

Në vijim, u vlerësua rëndësia e zhvillimit të robotikës mjekësore në Shqipëri, si një drejtim strategjik për përmirësimin e trajtimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Ministrja Sala u shpreh se Katari, me sistemin e tij të avancuar të robotikës, përfaqëson një partner ideal për bashkëpunim në këtë fushë, duke ofruar mundësi për trajnime, shkëmbim ekspertize dhe projekte të përbashkëta zhvillimore.

Të dy ministrat shprehën vullnetin për të vijuar bashkëpunimin institucional dhe ranë dakord që ekipet teknike të dy vendeve të punojnë në muajt e ardhshëm drejt konkretizimit të marrëveshjeve dhe iniciativave të reja të përbashkëta.

Forumi i Dohas, që këtë vit u mbajt në datat 6 – 7 dhjetor 2025 me temë: Drejtësia në veprim – progresi përtej premtimeve dhe me fokus tek shëndetësia, financa e sfidat globale është një platformë globale për dialog, që bashkon liderët në politikë për të diskutuar sfidat kritike me të cilat përballet bota jonë dhe për të ndërtuar rrjete inovative dhe të nxitura nga veprimi.

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Tre gjërat që do të ndryshojnë botën sipas Zheremi Rifkin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti i merr jetën gruas në Fushë-Krujë, arrestohet polici

February 2, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

February 2, 2026
Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

February 2, 2026
Arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete, kërkohej për trafik droge

2500 euro për një emigrant, arrestohet maqedonasi në Tiranë. Në kërkim një tjetër

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In