• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Sala në qendrën e kimioterapisë së spitalit të Vlorës: Një hap më pranë pacientit në kujdesin onkologjik!

by A. Q
29/08/2026 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e shoqëruar nga drejtori i Institutit Kombëtar i Tumoreve, Helidon Nina, vizituan qendrën ditore të kimioterapisë, të e rikualifikuar, në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ky investim është pjesë e transformimit të shërbimit onkologjik në vend, me synimin që gjatë viteve 2026–2027 shërbimet onkologjike të shtrihen në 12 spitale rajonale. QSUT, Vlora dhe Korça janë tre investimet e para të përfunduara, ndërsa puna vijon në Shkodër, Lezhë dhe Fier.

Gjatë vizitës, ministrja Sala theksoi se afrimi i shërbimit me pacientin është një nga prioritetet e reformës në fushën e onkologjisë, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e MSHMS me fondacionin “Mane” për rikualifikimin e disa prej qendrave ditore të kimioterapisë në vend.

“Më pak se një vit më parë mora angazhimin që onkologjia të ishte në qendër të vëmendjes, si një nga reformat kryesore të mia si ministre e Shëndetësisë, por edhe si mjeke me një karrierë të gjatë në fushën e onkologjisë. Bëmë realitet ato që premtuam. Ngritëm Institutin Kombëtar të Tumoreve dhe përforcuam rrjetin onkologjik. Qendra në Vlorë është qendra e tretë e rikualifikuar dhe puna do të vijojë me qendrat e tjera, me synimin për ta përfunduar këtë proces brenda vitit 2027.”

Ministrja Sala u ndal veçanërisht te rëndësia e komunikimit mes mjekut dhe pacientit, duke e cilësuar atë si pjesë të pandarë të cilësisë së shërbimit shëndetësor.

“Ne, si mjekë dhe profesionistë të shëndetësisë, nuk duhet të lëmë asnjë pyetje pa përgjigje. Duhet të kemi durimin t’u shpjegojmë pacientëve të gjithë informacionin që u nevojitet. Për forcimin e shërbimit onkologjik në vend po punohet për standardet e organizimit të Rrjetit Kombëtar Onkologjik, infrastrukturën, pajisjet dhe barnat. Janë miratuar 38 protokolle të unifikuara të trajtimit onkologjik, janë vlerësuar 8 pika kimioterapie, 3 prej tyre janë rikualifikuar dhe është në proces hapja e pikës së nëntë në Spitalin Memorial Fier. Gjithashtu, përherë të parë është ngritur Qendra e Gjirit (Breast Unit), duke krijuar një model multidisiplinar për diagnostikimin dhe trajtimin e patologjive të gjirit sipas praktikave bashkëkohore.

Në drejtim të diagnostikimit dhe trajtimit, akseleratori i tretë është vënë në funksion në maj 2026, ndërsa akseleratori i katërt do t’i bashkohet rrjetit në vijim. Paralelisht, është zgjeruar me 23% gama e barnave onkologjike të disponueshme në qendrat rajonale dhe janë përfshirë 9 principe aktive të reja, duke zgjeruar ndjeshëm alternativat terapeutike për pacientët me tumore hematologjike, kancer të mushkërisë e gjirit, melanomë dhe tumore me biomarkerë specifikë”.

Next Post
Presidenti i Iranit i kërkon Trumpit të shmangë krijimin e trazirave: Dialogu mund të zgjidhë problemet -

Presidenti i Iranit i kërkon Trumpit të shmangë krijimin e trazirave: Dialogu mund të zgjidhë problemet -

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Kjo hajduteja e shendetsise rreklamon,kimioterapin ne spitalin e Vlores.Sikur ka bere heroizem,parate taksa paguesve jane o hajdute e ndyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com