• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Sala ndan videon: Arsi 10-vjeçar ia doli, historia e suksesit në Spitalin Onkologjik

by A R
06/08/2026 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, zhvilloi sot në 6 gusht një vizitë në Njësinë e Radioterapisë në QSUT, ku u njoh nga afër me historinë e 10-vjeçarit Arsi, i diagnostikuar me limfomë Hodgkin në stadin IV, i cili përfundoi me sukses fazën e radioterapisë së konsolidimit.

Trajtimi u realizua me akseleratorin e tretë linear, në funksion që prej muajit maj 2026, ndërsa së shpejti shërbimit do t’i shtohen edhe akseleratori i katërt linear dhe brakiterapia, duke rritur më tej kapacitetet e trajtimit onkologjik në vend.

Gjatë vizitës në Njësinë e Radioterapisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, vlerësoi punën e ekipeve multidisiplinare të përfshira në trajtimin e pacientëve onkologjikë dhe bashkëpunimin mes profesionistëve të shëndetësisë për ofrimin e një kujdesi të integruar dhe sipas standardeve bashkëkohore.

“Ky është rezultati i punës së një skuadre të tërë profesionistësh, që kanë bashkëpunuar në mënyrë të koordinuar për të garantuar trajtimin më të mirë për pacientin. Në këtë rast kemi një kombinim të trajtimit me kimioterapi dhe radioterapi, kjo e fundit realizuar me një aparaturë moderne, Akseleratorin e 3-të linear, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Aktualisht janë 3 akseleratorë funksionalë, së shpejti do të kemi dhe akseleratorin e katërt, dhe brakiterapinë, të cilat janë në proces”, u shpreh ministrja Sala.

Ministrja theksoi se rasti i Arsit është një dëshmi konkrete e funksionimit të Institutit Kombëtar të Tumoreve, përmes koordinimit të strukturave dhe ekipeve të specializuara, nga onkohematologjia pediatrike dhe imazheria, te radioterapia dhe shërbimet e tjera mbështetëse, duke garantuar një qasje të integruar dhe multidisiplinare në trajtimin e pacientëve.

Ajo nënvizoi gjithashtu zgjerimin e aksesit në trajtimin onkologjik përmes funksionimit të pikave të kimioterapisë në spitalet rajonale, një reformë që po afron shërbimin pranë pacientëve dhe lehtëson aksesin në trajtim, pa qenë e nevojshme që ata të udhëtojnë drejt Tiranës.

Historia e Arsit është dëshmi se investimet në teknologji, zbatimi i protokolleve ndërkombëtare dhe përkushtimi i ekipeve mjekësore sjellin rezultate konkrete, duke u dhënë më shumë shpresë pacientëve dhe familjeve të tyre.

Next Post
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD mobilizohet kundër hartës së re territoriale, urdhër degëve për protesta

Comments 1

  1. Zoti në qiell, Orges Spahiu në tokë. says:
    3 months ago

    Nder e respekt për Dr.Prof. Orges Spahiu dhe stafin e tijë të përkushtuar, që me devocion e humanizëm, bëjnë të pamundurën, për tu sherbyer njerëzve të sëmurë duke u a lehtësuar dhimbjet, me sa munden me fjalë të buta e njerëzore.
    Edhe fjala e mirë, shëron.
    Kjo është terapia numër një.
    Falenderime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In