• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministrja Mirela Kumbaro: Avancuam për herë të parë me Amfiteatrin

by
03/06/2015 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë nisi faza e parë e rehabilitimit të Amfiteatrit të Durrësit, një projekt i rëndësishëm i Ministrisë së Kulturës. Ky projekt është mbështetur nga qeveria shqiptare, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit, projekt i cili pritet të zbulojë plotësisht Amfiteatrin e Durrësit, thuhet nga ministria. Faza e parë të projektit, që nisi me prishjen e tre objekteve të ndërtuara në zonën arkeologjike, bëri bashkë Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako. Ministrja Kumbaro u shpreh për këtë se : “Avancuam në një fazë të rëndësishme të amfiteatrit, për të cilin kishte kohë që flitej, por vite që nuk bëhej asgjë, sepse duhej një vullnet i madh për ta çliruar amfiteatrin nga ndërtesa që ndodhen brenda në arenë. Përdorim mjete manuale për të qenë të kujdesshëm në çdo hap që bëjmë. Fillimisht do të prishen tre objektet e para dhe pastaj në një proces rehabilitimi edhe 9 objekte te tjera. Qeveria shqiptare ka shpronësuar me 46 milion lek pronarët e tre objekteve si dhe ka venë në dispozicion edhe 4 milion lek të tjerë për të mundësuar prishjen manuale të banesave dhe rehabilitimin e trojeve ”. Me pak fjalë, faza e parë e projektit është shpronësimi i tre pronave me vlerë 46.3 milionë Lek. Faza e dyte përcaktohet me shpronësimin e 10 pronave me vlerë të përafërt rreth 60 milion Lek. Ministria ka premtuar se të dy fazat do të shoqërohen me investime: në fazën e parë rreth 4 milion Lek dhe në fazën e dytë rreth 10 milion Lek, që do të shkojnë për rehabilitim të trojeve, etj.

Next Post

Amfiteatri i Durrësit, e pamundur të kthehet krejt në identitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com