• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja më jetëgjatë e Bujqësisë: Pse nuk përmbytej ‘Shqipëria e Enverit’

by A R
07/12/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Themie Thomai, ish ministrja e Bujqësisë për 13 vite në kohën e socializmit, është rikthyer për publikun përmes emisionit “Të pa ekspozuarit”. Teksa ka rrëfyer si u bë ministre, ajo ka treguar eksperiencat me përmbytjet para viteve `90.

E emëruar në vitin 1976, ajo tha se Shqipëria është nga vendet me më pak tokë për frymë.

“Toka nuk rikthehet dhe ajo që kemi është pasuria më e madhe” – tha Thomai teksa theksoi se vendi ka terren kodrinoro-malor më së shumti.

Sipas saj, edhe pse kishte më shumë reshje sesa sot në kohën kur ajo ishte ministre, Thomai tha se menaxhimi i kolektorëve dhe i digave ishte tepër i lartë.

Si shembull, Themie Thomai solli rastet e përmbytjeve në Kolonjë të Lushnjes dhe Tërbuf, por që nuk kishin asnjë pasojë për jetët e njerëzve.

“Kjo është një shkencë më vete, por funksiononte një rrjet i tërë kullues i kontrolluar. Tokat që shtrihen afër bregdetit në Vlorë, Fier, janë toka nën nivel. Kolektori i madh pastrohej çdo vit. Të gjitha stacionet e pompimit në fundit të gushtit me komision të posaçëm merreshin me hidrovoret. Kontrolloheshin të gjitha digat. Nuk lejohej të shkelnin as këmbët e bagëtive në diga. Merreshin masat që më përpara. Kanali i ujërave të mëdha dhe pritat përbënin atë që quhej rrjetin kullues”- tha Themie Thomai.

Pjesë nga deklarata:

Bujqësia është jeta ime, jam marrë gjithën jetën me buqësi, e kam dashur tokën time. Kur jam bërë kryetare koperative e kam kundërshtuar pasi isha e re, 22 vjeçe. Por siç ishte koha u mor vendimi dhe do shkoja, por vendosa, pasi u mor vendimi që do ta tregoj me punë që ta justifikoj, dhe kështu u bë për 10 vjet.

Në vitin 1975 arritëm rezultatet më të larta me grurin, në vitin 1976 një telefonatë në një takim që isha unë, më tha se duhet të paraqitesha në Komitetin Qëndror në Tiranë. U përgatita për punët e buqësisë. Shkova atje, dhe ishin tre persona të tjerë, që do të ishin edhe bashkëpuntorët e mi.

Njeriu që ma komunikoi ishte Hysni Kapo, dhe më tha që Byroja ka vendosur që bëhesh ministre! U shtanga, u tremba, dhe i thashë se nuk e bëjë dot! “E kemi menduar! Do e bësh” – më tha.

Shkova në shtëpi, më pyeti nëna, më tha, pse të thirrën, dhe i thashë më bënë ministre Bujqësi. Aman – tha – si do bëhesh ministre se mos e pëson si Pirro Dodbiba, prandaj mos puno me kokën tëndë, pyet të tjerët.

Babai më kishte lënë të vogël dhe nëna kishte shumë kujdes për mua. /JAVANEWS

 

Next Post
Zyrtare/ Putin rikonfirmon kandidimin për President të Rusisë

Vendimi i Trump për Jeruzalemin zemëron Putinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës, GJKKO refuzon lirimin e 4 të dyshuarve

April 13, 2026
“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In