• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Manastirliu qetëson: Situata nën kontroll, rritja e numrit të infektimeve e pritshme

by Java News
16/06/2020 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse Shqipëria po shënon ditë pas dite rritje të numrit të të infektuarve me virusin Covid-19, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se situata është nën kontroll. E ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, Manastirliu tha se rritja e numrit të të infektuarve ishtë e pritshme pas rihapjes.

“Situata nuk ka dalë nga kontrolli. Ekspertë të ndryshëm vlerësojnë se në momentet kur rihapemi, apo kur fillojmë gradualisht në mënyrë të kujdesshme të rihapemi dhe më pas vjen dhe një hapje finale, pritshmëritë e njerëzve fillojnë të rriten.

Pra mendojnë që tashmë izolimi ka sjellë efekte të mira pasi janë ulur numrat pozitiv, rastet ditore janë ulur, atëherë pse jo të mos shpresojmë në të përbrendshmen tone, që do të vijojë të jetë kështu.

Absolutisht nuk vjen kjo për arsye të humbjes se vigjilencës të autoritetit të shtetit versus rregullave që ai vendos.

Por është një pritshmëri e të gjithë njerëzve për të lehtësuar, për të ulur pak atë vigjilencën që e kishin më parë kur ishin ne izolim, në karantinë.

Një moment që duhet kapur në kohë për të tërhequr frerët e lëshimit dhe për të mundësuar pikërisht vendosjen dhe vigjilencën në rikthimin prapë tek rregullat që ky virus kërkon” – theksoi Manastirliu në Përballë.

Ministrja e Shëndetësisë foli edhe për rastet e infektimit në sistemin shëndetësor. Ajo theksoi se nuk është një situatë për t’u nënvlerësuar, por nuk pranoi të cilësonte QSUT vatër infeksioni.

“ QSUT nuk ka qënë një vatër po themi infeksioni, apo nuk mund të konsiderohet një vatër, mund të konsiderohet një shërbim, pra aty ku ka patur një zanafill të infektimit, i cili është ndërprerë në sajë të hetimit epidemiologjik.

Dhe lajmi i mirë është që shërbimi i mjekësisë interne i cili u mbyll pas gjithë masave që u morën, përsëri është kthyer në shërbim dhe vijon të ofrojë shërbime për qytetarët.

Fenomene të tilla nuk janë vetëm në Shqipëri, në San Rafaele në Romë në një spital shumë të njohur pati një infeksion, në Spanjë gjithashtu, në SHBA.

Këto fenomene njihen në struktura siç janë spitalet ku ekspozimi ndaj virusit është më i madh.

Por nga ana tjetër mbrojtja e personelit dhe zbatimi i protokollit nga personeli duhet të jetë po aq me të gjitha paramentrat që duhet, që të mos lejojmë një shpërndarje të infeksionit.

Sigurisht mund të ketë pasur një problematikë të caktuar dhe këtë duhet ta pranojmë, sepse duhet të përmirësohemi dhe aty ku ka patur një problematikë të vogël, dhe QSUT është duke marrë masa për të vlerësuar me hetimin epidemiologjik se kush është shkaku i zanafillës së infeksionit” – tha Manastirliu në Përballë.

Manastirliu thotë se me hapjen e të gjitha shërbimeve shëndetësore, ekspozimi ndaj virusit është më i lartë.

“Ekspozimi është shumë herë më i madh sepse aty vijnë të sëmurët kronikë, aty vijnë të sëmurët urgjent, aty ballafaqohen shumë më shpesh me ata të cilët e kanë marrë virusin dhe sigurisht nuk mund të flasim për vatra infeksioni.

Duhet të flasim për hetime të cilat janë kryer në kohë për të parandaluar që ky zinxhir infeksioni të na shkaktonte mbylljen e spitaleve.

Atëherë po do të ishim në një situatë ku do të kishim një alert shumë më të madh. Po sigurisht kjo nuk është një situatë për tu nënvlerësuar, përkundrazi” – tha Manastirliu në Përballë.

Next Post
(Video)Rritja e të infektuarve/ Shefi i Urgjencës, Brataj: Qytetarët dhe mjekët ulën disi vigjilencën pas izolimit

(Video)Rritja e të infektuarve/ Shefi i Urgjencës, Brataj: Qytetarët dhe mjekët ulën disi vigjilencën pas izolimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

Xi spastron Partinë Komuniste të Kinës, largon 33 zyrtarë të lartë të saj gjatë një mbledhje

October 30, 2026
Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

Protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Kosovës

October 30, 2026
Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

Mbyllet Novaya Gazeta, gazeta e fundit opozitare në Rusi: Na kanë vrarë!

October 30, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Tetor 2026

October 30, 2026
“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

“Rama ka urdhëruar mercenarë të paguar”, Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës së nesërme

October 30, 2026
Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

Sulmohet një grua në Paris, plagoset me thikë në sy të vajzës së saj 6-vjeçare! Autori në arrati

October 30, 2026
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese, në pranga protestuesit 19-vjeçar, procedohen 5 të tjerë

October 30, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Zyrtarët evropianë nuk do të marrin pjesë drejtpërdrejt në negociatat për Ukrainën

October 30, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

October 30, 2026
Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

Kandidati për president dhe ish-kryeministri francez merret në pyetje nga autoritetet gjyqësore

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In