• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministrja Manastirliu nxjerr blof ish-deputeten e PD: Të paktën të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik e dezinformuar

by Java News
02/12/2019 23:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa fotove të një pjese ambienti të dëmtuar nga tërmeti në QSUT,  të hedhura në median sociale nga ish deputetja e PD, Oriola Pompuri sot ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila e ka nxjerre huq opozitaren e Bashës.

Manastirliu shkruan se e vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë.

Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarte, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.

Nga ana tjeter, ministrja thekson se ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.

Reagimi i plote:

Kjo është një fotografi e statusit të një ish deputeteje të PD. Siç mund të shihet nga koha e stampuar në fotografi, ajo është realizuar në minutat e para pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Ish deputetja ka vendosur ta hedhë sot në penxheren e fejsbukut të saj. E ka hedhur sot, 6 ditë më vonë!

Në një kohë kur të gjithë stafet mjekësore, po punojnë me sakrificë dhe vetëmohim, stafet e shërbimeve mbështetëse të spitaleve kanë nisur punën për rehabilitimin dhe rikthimin në normalitet e funksion të plotë të shërbimeve.

E në këto momente të vështira, konstatoj me keqardhje që ka dhe nga ata/ato që, që jo vetëm nuk po japin asnjë kontribut, por e kanë shumë të vështirë të heqin dorë nga cinizmi, duke shkaktuar panik dhe dezinformuar publikun përmes manipulimit me foto të çasteve të para pas lëkundjeve të 26 nëntorit, ora 03:54.

E vërteta sot është krejt tjetër: Asnjë pacient nuk po merr shërbim në dy ambientet e shërbimeve të Kardiologjisë në QSUT, pasi të dy këto ambiente po i nënshtrohen rikonstruksionit dhe puna ka nisur pa humbur as edhe një sekondë.
Pacientët janë duke e marrë shërbimin, me cilësi dhe standarte, në mjedise të tjera të posaçme brenda QSUT.

Qytetarët janë vetë dëshmitarë të heroizmit të mjekëve dhe infermierëve në këto kohë të vështira, dhe janë padyshim, shumë më të mençur, se ato që nëpërmjet mashtrimit, kërkojnë të përfitojnë edhe nga kjo situatë.

Next Post
Ngjela-Bolino: Goditje e ashpër ndërtuesve, por pallatet s’duheshin prishur pa u hetuar

Ngjela-Bolino: Goditje e ashpër ndërtuesve, por pallatet s'duheshin prishur pa u hetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasada amerikane në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: NATO e përgatitur në atë shkallë, sa kundërshtarët s’e arrijnë dot

Protesta e opozitës, ambasada amerikane paralajmëron qytetarët: Shmangni zonat e demonstratës

January 24, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen…

January 24, 2026
“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

“Erë e fortë dhe reshje”, meteorologu bën parashikimin e javës, kur pritet të përmirësohet koha

January 24, 2026
POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

January 24, 2026
Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

January 24, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

January 24, 2026
Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

Hong – Kongu e mbështet zhvillimin mbi shkencën, inovacionin e teknologjinë

January 24, 2026
Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

January 24, 2026
“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

“Vota është e shenjtë!”/ Albin Kurti i prerë: S’ka amnisti për komisionerë e individë të përfshirë në manipulime votash!

January 24, 2026
“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

“Kjo nismë e re do punojë paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump për të sjellë paqe….

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In