• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Manastirliu inspekton qendrën shëndetësore verore në Rrjoll, qytetarët e kënaqur

by Java News
27/07/2019 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

23,500 shërbime shëndetësore janë ofruar për qytetarët në 28 qendrat shëndetësore verore të hapura në gjithë vendin

Rrjoll, 27 Korrik- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrën shëndetësore verore në Rrjoll një nga 28 qendrat e hapura gjate sezonit veror. Manastirliu ka biseduar me banorë dhe turistë të cilët kanë vlerësuar shërbimin shëndetësor.

“Faleminderit doktoreshës dhe infermieres, faleminderit ju që keni menduar me e bë këtë punë, mirënjohje, gjë e madhe shumë. Unë vij prej Amerike dhe jam shumë i kënaqur, me këtë shërbim këtu, tepër të kënaqur”, u shpreh Ndue, një nga qytetarët që po merrte shërbim shëndetësor në qendër.

“Ju faleminderit ministre, se është një pikë referimi, qendër e pastër, e rregullt, dhe infermieret shumë të edukuara mbi të gjitha. Është një pikë referimi si për banorët si për pushuesit. Unë kam dëgjuar edhe njerëz të tjerë, është shumë e vlerësuar kjo nisëm që keni ndërmarrë”, tha Pjerini, një banor i zonës.

Gjatë inspektimit të qendrës verore Rrjoll, Manastirliu tha se po bëhet një punë voluminoze nga shëndetësia për të ofruar shërbim shëndetësor të aksesueshëm duke shmangur spitalet apo qendrat shëndetësore të largëta.

“Për të gjithë ata që vijnë me pushime, por edhe për banorët vetë, është një punë e madhe që po bëhet nga gjithë shëndetësia dhe është një punë voluminoze. Deri në datën 23 Korrik, të dhënat tregojnë që janë ofruar më shumë se 23, 500 shërbime jo vetëm me vizita dhe konsulta por edhe me shërbime direkte, mjekime plagësh, me perfuzione, me mjekime të ndryshme duke shmangur spitalin, duke shmangur vajtjen deri në qendrat shëndetësore të largëta. Dhe duke pasur këtë akses është shumë më e lehtë që të marrësh shërbim”, tha ministrja.

Duke kujtuar qendrën shëndetësore të Velipojës të rindërtuar, që deri para një viti ishte e degraruar dhe sot ofron shërbime me cilësi të lartë, Manastirliu tha se programi i rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore do të vazhdojë me 100 qendra të reja.

“Tani hapëm kantierin e 100 qendrave të tjera shëndetësore që do të vijojmë t’i rehabilitojmë. Programi i 300 qendrave shëndetësore është me të vërtetë një program që jo vetëm ka rikthyer vëmendjen tonë tek kujdesi parësor, por mbi të gjitha ka kthyer vëmendjen tek qytetarët, dhe tek shërbimet bazë që ata kërkojnë, tek mjeku i familjes, tek infermieri tek ata të cilët kanë besimin e parë, ku shkojnë dhe marrin shërbimin e parë shëndetësor”, deklaroi ministrja.

Next Post
Bashës i shtohet në ankesa Eduart Ndocajt dhe Kujtim Gjuzi: Nuk njohim zgjedhjet

Bashës i shtohet në ankesa Eduart Ndocajt dhe Kujtim Gjuzi: Nuk njohim zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In