Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se pavarësisht fjalorit që përdor lideri i opozitës, në Shqipëri nuk do ketë asnjë katasrofë për shkak të Covid-19.
“Ekspertët për ne janë udhërrëfyes. Opozita do të fitojë ndonjë pikë nga kjo situatë, por do jenë të dështuar tek kjo pjesë. Shëndeti i njerëzve është kryesori, pastaj se çfarë ndodh në politikë duhet të kenë konstruktivitet. Opozita ka krijuar konfuzion në mesazhet publike për qytetarët.
Opozita më parë thoshte duhen 2500 teste , kurse tani thonë duhen 5 mijë teste. Ne nuk kemi luftë me opozitën, por me virusin. Si mund të thuash katastrofë, kur situata është në situatën e gushtit dhe korrikut. Lider të opozitës urojnë katastrofën e kjo është gjuhë e tmerrshme, por nuk do ketë asnjë lloj katastrofe”, tha Manastirliu.