• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Kumbaro: Ftojmë koleksionistët të bashkëpunojnë me institucionet, legalizimi rrit vlerën e pasurive të tyre!

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vlerësuar punën e bërë nga gjithë institucionet duke përfshirë edhe policinë, për rikthimin e veprave të sekuestruara në vitin 2013 nga koleksionisti Gjergji Thimio në pasuri kombëtare, gjatë hapjes së ekspozitës “Thesare të shpëtuara” në Muzeun Kombëtar.

“Këto 62 objekte u përzgjodhën nga koleksioni me 476 objekte ikonografike dhe dekorative të sekuestruara tre vjet më parë. Ky koleksion i veprave është një vlerë për kombin tonë dhe ne po bëjmë një trajtim të veçantë për 476 ikonat e sekuestruara që janë pasuri kulturore, –u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Kulturës u ndal dhe tek dëmtimi dhe keqpërdorimi që iu është bërë disa prej këtyre veprave, duke theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit me koleksionistët dhe legalizimit të  koleksioneve private që ata disponojnë.

“Ftojmë koleksionistët që të bëhen bashkëpuntorë me institucionet për të legalizuar koleksionet që ata disponojnë, pasi ky proces iu rrit vlerën pasurive të tyre. Ne kemi dixhitalizuar sistemin e regjistrimit të pasurive kulturore dhe pajisim me certifikatë çdo objekt.  Ky proces u jep siguri dhe garanci pasurive jo vetëm publike, por edhe private duke parandaluar  në këtë mënyrë dhe trafikimin e veprave me vlera të çmuara”,- theksoi mes të tjerave ministrja Kumbaro.

Ekspozita “Thesare të shpëtuara” me ikonat që iu sekuestruan në vitin 2013  koleksionistit Gjergji Thimio u hap ditën e sotme në  Muzeun Kombëtar në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë, ku janë shfaqur 62 objekte, nga të cilat 27 ikona, 14 pjesë ikonostasi, si edhe 4 kryqe ikonostasi.

Veprat  e përzgjedhura, të cilat do të qëndrojnë në Muzeun Kombëtar deri më 8 tetor ekspozohen për herë të parë për publikun pas vlerësimit dhe kategorizimit të bërë nga Grupi i Punës,  pas sekuestrimit të bërë nga koleksionisti Gjergji Thimio në vitin 2013.

Për tu ekspozuar në muze janë përzgjedhur elementët më të veçantë të këtij koleksioni, ndërsa vet ekspozita është konceptuar në dy linja kryesore: 1-Ruajtja dhe vlerësimi i trashëgimisë kulturore, dokumentimi i këtyre vlerave dhe 2- shfaqja e elementëve të tjerë, të  formave më të këqija sesi degradon trashëgimia kulturore kur bie në dorë të trafikantëve apo njerëzve të papërgjegjshëm.

Në ekspozitën ikonografike dhe ornamentike: “Thesare të shpëtuara” janë ekspozuar ikonat dhe pjesët e ikonostaseve, të cilat janë shkulur barbarisht nga kishat e jugut të Shqipërisë. Ekspozita organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore.

ma.me

Next Post
“Portokalli”/ Pas Eneda Tarifës largohet dhe Salsano Rrapi nga spektakli?

(Foto) Salsano Rrapi përgjigjet nëse do të jetë apo jo në "Portokalli"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com