• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja italiane e Mbrojtjes: Shqipëria, shtyllë stabiliteti në Ballkan

by Java News
29/03/2019 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 “Shqipëria është shtyllë e stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe e kontributit të paqes në botë”,  deklaroi sot Ministres së Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta, në fjalën e  saj në paradën ushtarake të demonstruar në Tiranë me rastin e 10 vjetorit të Shqipërisë në NATO.

Në fjalën e saj, Ministrja Trenta tha se kam kënaqësi që jam në Shqipëri për të festuar 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO apo saktësisht 70 vjetorin e krijimit të NATO-s.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, thekson më tej rolin që luan Aleanca, e cila mbetet organizata për garantuar sigurinë dhe mbrojtjen ushtarake kundër çdo lloj kërcënimi. Sot Aleanca është e angazhuar në detyrën e saj të mbrojtjes në 360 gradë qoftë në termat konceptual apo gjeografik, ndërkohë që nga nja anë angazhimi i saj për të stabilizuar zonat e krizës është në vazhdim e sipër nga ana tjetër interesat e forta që ajo ka mbrojtjen kolektive janë absolutisht thelbësore për të gjitha vende anëtare”, tha ajo.

Më tej, Trenta shtoi se NATO shikon me mjaftë interes pjesën mesdhetare si një pjesë strategjike.

“Kjo qasje vjen  nga angazhimet më parë të Italisë për të parandaluar kërcënimet  që kanë të bëjnë me ekstremizmin, terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm dhe të gjitha këto çështje dhe kërcënime që mund të vijnë nga Mesdheu”, tha ajo.

Ministres së Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta tha se Italia do të vazhdojë të mbështetet në dy realitete jetësore, NATO dhe Bashkimi Europian.

“vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta, natyrisht do të na kërkohet të trajtohet problemet që vijnë nga skenar ndërkombëtare, do të ketë  pasiguri të reja dhe realitete të reja me të cilat duhet të përballemi.Megjithatë  aleanca do të vazhdojë të jetë e fortë dhe e bashkuar sepse mbështetet në ato lera që  bënë bashkë vendet tona në të dyja anët e atlantikut. Italia do të vazhdojë të mbështetet në dy realitete jetësore, NATO dhe Bashkimi Europian të cilat të dyja janë të sinkronizuara plotësisht nga kërkesat aktuale strategjike. Nuk po flas për dy organizata konkurrente por dy subjekte që janë në gjendje të bashkëpunojnë ngushtë”, shtoj ajo.

Ministres së Mbrojtjes së Italisë,  Trenta vlerësoi rolin e Shqipërisë për stabilitetin jashtë kufijve të Europës dhe paqen në botë.

“Në kuadër të këtij konteksti ndërkombëtarë jam e sigurt që Shqipëria do të vijojë ti afrojë aleancën më të mira. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO shënjoi një pikë kthesë dhe një ngjarje tej simbolike jo vetëm për vendin dhe për NATO por edhe për Italinë. Shqipëria përveç se është një ndër vendet e para të Europës, Jug-Lindore që ka paraqitur aplikimin në NATO, u kthye shpejt në një element sigurisë dhe stabiliteti përtej kufijve të Euopës, falë pjesëmarrjes  së sa në një sërë misionesh paqeruajtëse, sidomos në Afganistan. Shqipëria ka ushtarë të mire, të mirë trajnuar që kanë marrë vlerësimet aleatëve kudo që janë të angazhuar në misionet e tyre. Anëtarësimi në NATO tregon se Shqipëria ka marrë përgjegjësi të plotë për rolin thelbësor në shërbim të paqes dhe mbrojtjes globale”, tha ajo.

Po ashtu, Ministres së Mbrojtjes së Italisë,  Trenta tha se “Italia ka qenë një mike e ngushtë e Shqipërisë për një kohë të gjatë duke nisur që në 90 kur mbështetëm Shqipërinë me tre misione. Për më tepër prej 16 vitesh, nga 97-2013 ka mbështetur Shqipërinë për ristrukturimin  Forcave të armatosura Shqiptare që ka qenë  një parakusht për anëtarësimin enë NATO në vitin 2009”.

“Prej vitesh tashmë,m vendi juaj ka qenë një shtyllë për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, kjo tashmë edhe nga akordimi i bazës ajrore të Kuçovës si infrastrukturë e Shqipërisë për operacionet e  NATO në rajon”, theksoi ajo.

/a.rada

Next Post

FOTO/ Furnizonte lokalet e natës në Tiranë me kokainë, prangoset i riu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In