• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Gjonaj për shtypin holandez: Ne jemi europianë! Reformat po ecin sipas planit

by Java News
30/05/2018 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka folur për median holandeze FD mbi procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe reformat që ka ndërmarrë Shqipëria me në krye reformën në drejtësi.

Media e njohur holandeze i kushton një vend në faqen e parë intevistës me Gjonaj e cila javën e kaluar, ajo nënshkroi një deklaratë të përbashkët në Hagë me homologun e saj, Ferdinand Grapperhaus, me qëllim rritjen e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar.

Ministrja Gjonaj vizitoi gjithashtu Roterdamin, ku u takua me kryebashkiakun Ahmed Aboutaleb dhe me autoritetet hetimore europiane, “Europol” dhe “Eurojust”, për t’u koordinuar për luftën kundër krimit të organizuar.

Në intervistë Gjonaj thekson se reformat janë duke ecur sipas planit duke vënë theksin te drejtësia ku deri tani 24 gjykatës janë larguar ose janë pushuar që prej nisjes së vettingut. Kjo intervistë jepet në momentin kur opozita po lobon fort kundër negociatave.

Artikulli i plotë i medias holandeze:
Brenda katër javësh, krerët e vendeve anëtare do të vendosin për hapjen e mundshme të negociatave me Shqipërinë. Një drejtësi e pavarur është një kusht i rëndësishëm, por reformat janë duke ecur sipas planit, thotë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Shqipëria është duke bërë më të mirën e saj. Ky vend, i njohur në Holandë dhe përtej për krimin e tij të organizuar dhe korrupsionin, nisi tre vjet më parë një reformë tërësore në sistemin e drejtësisë. Kjo reformë u zbatua me ndihmën e disa avokatëve të mirënjohur europianë, përfshi edhe holandezë.

“Bashkëpunimi i thellë midis dy vendeve tona po hyn në vitin e tij të katërt”, thotë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Javën e kaluar, ajo nënshkroi një deklaratë të përbashkët në Hagë me homologun e saj, Ferdinand Grapperhaus, me qëllim rritjen e bashkëpunimit kundër krimit të organizuar.

Ministrja Gjonaj vizitoi gjithashtu Roterdamin, ku u takua me kryebashkiakun Ahmed Aboutaleb dhe me autoritetet hetimore europiane, “Europol” dhe “Eurojust”, për t’u koordinuar për luftën kundër krimit të organizuar. Sipas Gjonajt, është e qartë që sistemi i vjetër ligjor në Shqipëri nuk ishte i duhuri.

Jo vetëm gjyqtarët, por edhe organet hetimore, “ishin të korruptuar”, thotë ajo. Për këtë arsye, qeveria aktuale është angazhuar “në një proces të plotë pastrimi”. Thelbi i këtyre ndryshimeve qëndron në kufizimin e influencës së politikanëve në sistemin e drejtësisë. Shqipëria ka ngritur institucione të reja dhe ka miratuar ligje të rinj, mbi bazën e të cilave të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e vendit po kalojnë në një proces verifikimi, të quajtur veting. Në këto komisione verifikohet nëse ata kanë vepruar me integritet dhe profesionalizëm.

I gjithë kjo proces kryhet nën mbikqyrjen e institucioneve të reja, të përbëra nga gjykatës dhe prokurorë prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian, përfshi edhe nga Holanda. Gjonaj e quan këtë proces reformën më drastike dhe koherente të ndërmarrë ndonjëherë nga një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Ajo që po bëjmë ne është një proces unik, i mbështetur në Kushtetutë”, shprehet Ministrja 37-vjeçare.

24 gjykatës janë larguar ose janë pushuar që prej nisjes së këtij procesi. Sipas saj, edhe më shumë do të largohen, tani që periudha paraprake e vlerësimit ka mbaruar dhe po nis me shpejtësi procesi i vetingut nga ana e komisioneve përkatëse.

Ndonëse sipas disa kritikëve ky aksion pastrimi është duke u treguar i butë me gjyqtarët e korruptuar, Komisioni Europian ka mbetur aq i mbrësëlënur, sa që i ka propozuar vendeve anëtare që të çelin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë (dhe Maqedoninë). Vendet e BE-së duhet të marrin një vendim deri në fund të qershorit.

Holanda, por edhe Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu kanë dyshime të mëdha për këtë. Qeveria holandeze beson se Shqipëria së pari duhet të provojë se është në rrugën e duhur. Numri i dënimeve për krimet e rënda është ende i ulët, sipas një raporti të fundit të publikuar në Parlament (holandez).

Gjonaj u përpoq gjatë vizitës së saj të bindte politikanët holandezë që të mbështesin hapjen e bisedimeve, me argumentin se hapja e negociatave do të udhëheqë Shqipërinë në rrugën e duhur. “Ne nuk po kërkojmë që të bëhemi anëtarë menjëherë. Ne jemi të gatshëm për bisedime, por na duhet ende shumë punë deri në arritjen e anëtarësimit të plotë. Jemi plotësisht të vetëdijshëm që kemi një rrugë të gjatë përpara dhe se reforma të tjera duhet të ndërmerren përpara se të jemi gati”, thekson Ministrja e Drejtësisë.

Në intervistën e saj, Gjonaj këmbëngul se bisedimet do të motivonin Shqipërinë për të vijuar më tej në rrugën e reformave. “Është një formë kontrolli. Në fund të fundit, me hapjen e negociatave do të marrim edhe më shumë detyra nga ana e BE-së. Kjo është shumë e rëndësishme për të ardhmen tonë. Para së gjithash, duhet t’i japim qytetarëve tanë shpresë dhe besim tek e ardhmja europiane. Hapja e negociatave do të përmirësonte ndjeshëm gjithashtu klimën e biznesit, duke rritur punësimin në vend”, vijon Gjonaj.

Sipas saj, ecja përpara në procesin e integrimit është një e mirë për të gjithë Bashkimin Europian: “Negociatat do të stabilizojnë Shqipërinë dhe rajonin, do të zvogëlojnë krimin ndërkufitar dhe emigrimin ilegal. Numri i aplikimeve për azil nga shqiptarët në Holandë ka rënë tashmë dhe kjo si rezultat i bashkëpunimit të autoriteteve të dy vendeve tona. Por, ne jemi europianë. Ne i përkasim familjes europiane. Mund të na duhet ende pak kohë, por në fund do të jemi edhe ne anëtarë të BE-së”

Next Post
Xhafaj: Na duhen fonde nga BE-ja për kontrollin e plotë të kufijve!

Xhafaj: Na duhen fonde nga BE-ja për kontrollin e plotë të kufijve!

Comments 3

  1. uni says:
    8 years ago

    Duhet pare cik me thell kjo gjeja. Pervec reformes qe po behet duhet pare edhe kush po e ben se normalisht me ata ministra drejtesie qe kane qene deri dje nuk shkoje dot as ne tualet dhe kjo gjonaj realisht po ben super pune

    Reply
  2. Aris says:
    8 years ago

    Nuk me kishte ndodhur ndonjeher te blija gazeten kur ikja per pune dhe te shikoja nje ministre shqiptare ne faqe te pare. Kjo tregon qe keni filluar ju nga shqiperia te pushtoni gazetat e huaja edhe per mire 🙂

    Reply
  3. vilson says:
    8 years ago

    Pune realisht ka shume shqiperia per te bere por sinqerisht eshte bere nje super pune sidomos me reformen ne drejtesi. Ne fund te fundit eshte reforme e mbeshtetur nga partneret dhe po zbatohet sic duhet.

    Reply

Leave a Reply to Aris Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“RTSH, asnjë lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

“RTSH, asnjë lek derisa ta meritojnë!”, Rama: Të reformohet ose të mbyllet!

January 16, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

January 16, 2026
SPAK, operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit”/ Merr pjesë dhe drejtuesi i BKH-së Jon Keta

SPAK, operacion blic në zonën e “Myslym Shyrit”/ Merr pjesë dhe drejtuesi i BKH-së Jon Keta

January 16, 2026
Sinjalet e vetos greke për në BE. A do ta ketë Athina sërish opozitën aleate?

Sinjalet e vetos greke për në BE. A do ta ketë Athina sërish opozitën aleate?

January 16, 2026
“Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100”/ Rama: Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, të ngrihet grupi

“Kuvend jo me 140 deputetë, por me 100”/ Rama: Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, të ngrihet grupi

January 16, 2026
Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

Rama paralajmëron ndryshimin e Rregullores se Kuvendit: Rrugaçëria në Parlament duhet të marrë fund! Të hiqet ‘pengmarrja’..

January 16, 2026
LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

LIVE- Sesioni i ri parlamentar/ Negociatat, Rama: Këto dy vite do të punojmë si asnjëherë më parë

January 16, 2026
Posta Shqiptare apel qytetarëve: Mos klikoni linqet e dyshimta

Punonjëset vodhën 22 milionë lekë, vjen reagimi i Postës Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cënuar!

January 16, 2026
Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

Hakerimi i kompjuterëve të SPAK, dëshmia e ish-drejtorit të Burgjeve, ja si i ranë në dorë hetimet: I shpërndava dosjet sepse..

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In