• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Ekonomi nga Sllovenia: Shtojmë aktivitetet në fushën e turizmit

by A R
06/09/2016 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, gjatë vizitës së saj në Slloveni, si pjesë e delegacionit zyrtar pjesëmarrës në Forumin Strategjik të Bled (Slloveni), të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, është takuar me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë,  Zdravko Počivalšek.

Ministrja vlerësoi faktin se kuadri ligjor i bashkëpunimit mes dy vendeve tona është i gjerë dhe i shtrirë në disa fusha të bashkëpunimit ekonomik. Ministrja vlerësoi memorandumin e bashkëpunimit të nënshkruar mes AIDA dhe SPIRIT në Qershor 2014, si një instrument që mund të nxisë shkëmbimet dhe tërheqjen reciproke të investimeve të huaja. 

Duke folur për prezencën e biznesit slloven në Shqipëri dhe anasjellas, të dy ministrat ranë dakord se përpjekja duhet shoqëruar në aktivizimin më intensiv të aktiviteteve B2B.

Kjo prezencë do të mund të bëhet edhe më e lehtë me zhvillimin e një takimi të ardhshëm mes dy dhomave të tregtisë.

Gjithashtu, ministrat diskutuan edhe për shtimin  aktiviteteve në fushën e turizmit.

Prezantimi në maj të këtij viti i “Shqipërisë Turistike” nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, në prezencë të Tour Operatorëve dhe Agjencive Turistike sllovene në Ljubjanë, ndihmoi që të shpërndahej informacion mbi Shqipërinë mes sllovenëve, të cilët njihen si “traveler”.

Ministri Počivalšek u angazhua se më shumë njohje të Shqipërisë si destinacion turistik do të mbështetet në të ardhmen nga ministria që ai drejton. 

Ekonomi u angazhua që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, së bashku me  AIDA do të mirëpresë dhe prezantojë përpara biznesit slloven të interesuar për të investuar në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ekzistojnë në Shqipëri, duke i njohur si me kuadrin e ri ligjor edhe me mbështjen për iniciativat dhe me sektorët potencialë për investime. 

Ministrja Ekonomi ka falënderuar Ministrin Počivalšek për mbështetjen që Qeveria e Sllovenisë ka dhënë për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë kuadër, ministrja Ekonomi ka falenderuar edhe për gatishmërinë e palës sllovene për të bashkëpunuar në programet e financuara nga Bashkimi Europian, në fushat e sipërmarrjes, standardizimit dhe metrologjisë.

“Sllovenia ka qenë dhe mbetet një partnere e mirë për të gjitha hapat e hedhur nga Shqipëria drejt integrimit në familjen europiane, si edhe në përmirësimin e sipërmarrjes, tregtisë, lëvizjes së lirë të mallrave,  legjislacionit tregtar, ndërmarrjet dhe politikat industriale, mbrojtjen e konsumatorit etj.

“Ndaj jam e sigurt që ky partneritet, do të vijojë dhe do të zgjerohet edhe në zbatimin e programeve të financuara nga Bashkimi Europian, pjesë e të cilit vendi juaj tanimë është prej vitesh” u shpreh ministrja Milva Ekonomi./a.m.

Next Post
Koncesioni për Rrugën e Kombit, brenda 2016-s, 164 mln lekë mirëmbajtje për tunelin

Reshjet e shiut shtojnë aksidentet, 3 incidente me 7 të plagosur në Kukës-Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Shehajt me 30 ditë pas sherrit me ministrin Malaj

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Shehajt me 30 ditë pas sherrit me ministrin Malaj

June 22, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re!”, Balla tregon organizatorët e protestës (VIDEO)

June 22, 2026
Korçë/ Aksident tragjik, humb jetën një fëmijë

Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë e akuzuar për vrasje në Shijak

June 22, 2026
Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale

Pacolli kërkon ndërhyrjen e SPAK: Aeroporti i Vlorës u mbajt i uzurpuar nga grupe kriminale

June 22, 2026
Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

Ministri gjerman ia faturon Trumpit krizën në Hormuz

June 22, 2026
“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

“Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit!”, Pango “shet” Berishën në GJKKO për aferën Partizani

June 22, 2026
Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

Mbyllja e Hormuzit nga Irani sjell rënie drastike të lëvizjes së anijeve

June 22, 2026

Disi afër protestës së 11 Dhjetorit 1990, por…

June 22, 2026
Dorëhiqet kryeministri britanik! Kush është ish-ministri që mund ta zëvendësojë

Dorëhiqet kryeministri britanik! Kush është ish-ministri që mund ta zëvendësojë

June 22, 2026
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

Aksident me vdekje në Çermë, motori përplas të moshuarën

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In