• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Ekonomi në Bulqizë: T’i japim jetë pronave shtetërore të fjetura

by Java News
30/10/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, vizitoi qytetin e Bulqizës për të parë nga afër ecurinë e një biznesi të ri të ndërtuar në një pronë shtetërore, dhënë me qiranë simbolike 1 euro.  Nga një sipërfaqe e pa shfrytëzuar prej 12,200 m2, sot falë një investimi 2.2 milion euro nga kompania Lubima SHPK, kjo tokë e lënë djerr është kthyer në një fabrike ku prodhohet pellet druri për ngrohje.

“Kjo pronë shtetërore e pa shfrytëzuar ndër vite falë mbështetjes të qeverisë përmes qirasë simbolike 1 euro është kthyer në një model nga ku prodhohet material ngrohje dhe aktualisht janë punësuar 30 persona. Sipas planit të biznesit dhe kontratës, deri në fund të investimit punësimi do të arrijë mbi 60 persona. Është një shembull suksesi dhe vlen për tu theksuar se kur iniciativa e sipërmarrjes mbështetet edhe nga bashkia për ta bërë të lehtësuar praktikat proceduariale të kësaj iniciative, investimi arrin të japë rezultatet e tij të para. Kjo iniciativë filloi në korrik të vitit 2015 dhe sot kjo fabrikë që jo vetëm prodhon dhe punëson, por ka nënshkruar edhe kontratat e para të shitjes në Shqipëri dhe jashtë saj”, tha ministrja Ekonomi.

Ky investim, theksoi ministrja e Ekonomisë, dëshmon se kontratat me qiranë simbolike 1 euro janë një gjetje, që bën të mundur që investimet të marrin jetë dhe të shtohet punësimi për banorët e zonës.ministrja-zhvillimit-ekonomik-turizmit-tregtise-dhe-sipermarrjes-milva-ekonomi-vizitoi-qytetin-e-bulqizes-2
Vlen për tu inkurajuar iniciativa e ndërmarrë nga ky biznes për ta përdorur pelletin si një mundësi ngrohje biologjike në Shqipëri, duke përdorur lëndët drusore që kanë nevojë për qarkullim në pyjet e zonës dhe përqark.

Luan Manjani, sipërmarrësi i kësaj kompanie, tha se duam ta zgjerojmë këtë aktivitet duke rritur prodhimin dhe fuqinë punëtore. “Çdo lloj ndihme në formë subvencioni nga shteti do të ishte një mbështetje tjetër për ne”, tha ai.

5Kjo kontratë qiraje me 1 euro, theksoi ministrja Ekonomi, është e 22-ta që qeveria ka dhënë për këtë periudhë.  “Ideja e këtij investimi ka ardhur së bashku me përdorimin e një teknologjie që vjen nga një vend fqinj europian siç është Italia, një teknologji nga më bashkëkohoret që përdoret në fushën e prodhimit të Pelletit”,- u shpreh ministrja Ekonomi.

Në Bulqizë, ministrja e Ekonomisë qëndroi edhe në bashkinë e këtij qyteti nga ku me kryetarin e bashkisë, Melaim Damzi, diskutuan për mundësitë e shtrirjes së investimeve si dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

ma.me

Next Post
Ish-ushtarakët, si do të merren lekët e mbajtura nga qeveria ‘Berisha’

Nga 1 nëntori nis kthimi i lekëve për ish-ushtarakët, ISSH: Listat janë gati 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

October 19, 2026
Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

Protestuesit zhvendosen te Parku Rinia, policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës drejt tyre

October 19, 2026
Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

Protesta në Tiranë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria!

October 19, 2026
Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

Kaos në Milano, 160 të arrestuar në katër orë, 80% e tyre të mitur! Protestuesit thyen dyqanet e plaçkitën qytetin

October 19, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen?”- Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

October 19, 2026
Protestuesit e dhunshëm qëllojnë me breshëri fishekzjarrësh e molotovësh, Policia i shpërndan dhe i ndjek këmba-këmbës!

Kaosi e dhuna, sa mund të gjenerojnë një proces politik?

October 19, 2026
Ish-ministri Vengu reagon për protestat: Studentët e duan Shqipërinë, nuk e djegin! Dhuna nuk i shërben asnjë kauze

“Dialogu demokratik sjell ndryshim”- Vengu: Pagat e policëve, mësuesve, mjekëve dhe ushtarakëve duhet të jenë në krye të administratës!

October 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin!

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

Një protestë që nuk ka aftësi të organizohet politikisht

October 19, 2026
Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

Pas ndjekjes “këmba-këmbës” Policia fut në kurth protestuesit, shoqërime masive te “Medreseja”, efektivët mbushin furgonët me të dyshuar!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com