• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Ekonomi fton bizneset gjermane për investime në Shqipëri

by Java News
29/11/2016 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi mori pjesë në forumin e përbashkët ekonomik Shqipëri-Gjermani të zhvilluar në Berlin më 28 nëntor, në ditën e Festës Kombëtare të Shqiptarëve.

Në këtë forum, Ministrja Ekonomi prezantoi arritjet e njohura ndërkombëtarisht të Shqipërisë në disa prej organizatave ndërkombëtare si Banka Botërore me ‘Doing Business’, OECD me indeksin e konkurrueshmërisë, Social Progress index, parashikimet e FMN dhe BB për situatën ekonomike 2017.  berlin2

Ajo u ndal tek arritjet e qeverisë dhe treguesit e përmirësuar buxhetorë, duke theksuar se buxheti i këtij viti, jo vetëm që merr përsipër të vazhdojë reformat e nisura  dhe të mbështesë rritjen ekonomike, por akomodon edhe reformat në drejtësi, në administratën publike, atë territoriale etj. Ky buxhet sjell 7,6 % më shumë të ardhura se 2016, falë rritjes ekonomike dhe përpjekjeve të Qeverisë në luftën kundër informalitetit,  regjistrimin e bizneseve etj, të cilat do të japin mundësi të rriten pagat dhe pensionet dhe të investohet në vepra publike 4,7 % e PBB.  berlin

Znj. Ekonomi i njohu të pranishmit me situatën ekonomike të Shqipërisë, duke vënë theksin veçanërisht te potencialet e mëdha që ka Shqipëria për investime të huaja. Në prezantimin e saj, Ministrja Ekonomi ftoi bizneset gjermane të investojnë në disa sektorë kyç: ‘Sektori i energjisë ka nevojë për investime,- tha ajo,- pasi kemi shumë ujë dhe ditë me diell por nuk përdoren siç duhet, ndaj ky sektor duhet të zhvillohet më tej. Së dyti, sektori i transporteve, që nuk është i rëndësishëm vetëm mes lidhjen me vendet e rajonit, por dhe brenda vendit, pasi infrastuktura ende ka nevojë për përmirësim, veçanërisht për zhvillimin e turizmit në çdo skaj të vendit. Duke folur për turizmin, znj Ekonomi theksoi se ky sektor ka potencial të madh për investime, pasi Shqipëria ka gjithçka:  detin, malin dhe turizmin kulturor. Në këtë fushë vlen të vlerësohet dhe kontributi i madh që ka dhënë GIZ (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) për të promovuar kryesisht turizmin malor në Shqipëri.

Këta  sektorë edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal kanë nevojë të zhvillohen për të mundësuar një rajon që kërkon të integrohet dhe të fuqizojë ekonomitë e secilit shtet ballkanik.  Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë kuptuar tashmë këtë ndaj po punojnë për të lehtësuar ndërlidhjen dhe minimizuar barrierat jotarifore.img_0098

Znj. Ekonomi theksoi dhe mundësinë që ka krijuar qeveria shqiptare për ata që duan të investojne ne Shqiperi duke vënë në dispozicion hapësira me qera  simbolike 1 euro, ose duke krijuar lehtësira fiskale më të shumta brenda një zone ekonomike e teknollogjike zhvillimi. Ajo shtoi se ende ka shumë për të bërë dhe mjaft reforma të tjera janë në proces, por më e rëndësishme mbetet reforma në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi

I pranishëm në këtë forum ishte dhe raporteri për Shqipërinë në parlamentin Europian, Knut Fleckenstein. Ai u ndal kryesisht te reforma në drejtësi dhe rëndësia e madhe e ka kjo reformë jo vetëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE por dhe për gjithë shoqërinë shqiptare dhe për zhvillimin e biznesit.

‘E kam vizituar Shqipërinë disa herë. Çdo herë kam takuar përfaqëssues të qeverisë shqiptare, përfaqësues të partive politike apo shoqërisë civile për të diskutuar përgatitjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe per reformat e nevojshme. Sigurisht reforma ne drejtësi është me ambiciozja që Shqipëria ka parë në 25 vitet e fundit. Dua të falenderoj të gjitha ata që kanë kontribuar deri tani për këtë reformë, tha z. Fleckenstein, duke kujtuar se shqiptarët duan një sistem drejtesie, që të mbrojë të drejtat e tyre, që t’u japë të shance të barabarta të gjithëve. Fleckenstein tha se Qeveria shqiptare tashmë ka ndërmarrë disa iniciativa, por vetëm një sistem profesional dhe efektiv drejtesie do garantojë aksionet e sotshme të Qeverisë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Një qeverisje më e mirë e ligjit, do ta bëjë më të lehtë dhe biznesin në Shqipëri, do tërheqë investimet, do krijojë rritje të qëndrueshme dhe të krijojë vende pune, duke u dhënë njerëzve një jetë më të mirë në vend. Gjithashtu kjo reformë do të jetë një test për klasën politike shqiptare, të cilët duhet të sigurojnë që reforma në drejtësi të jetë e pavarur nga ndikimi i politikës dhe  korrupsioni. Është detyrë e shtetit shqiptar kundrejt qytetarëve të vet”, tha Fleckenstein.

Ai foli dhe për rolin bashkëpunues që Shqipëria duhet të ketë në rajon, duke nxitur kështu projekte të përbashkëta ekonomike. Duke kujtuar modelin e BE-se të krijuar mbi  parimet e solidaritetit dhe bashkëpunimit, ai tha se çdo iniciativë që forcon bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe vendeve të rajonit është kontribut për të ardhmen europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

Ministrja Ekonomi zhvilloi dhe një takim me Christian Wiesenhutter, Zv kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Berlinit me të cilin diskutoi për rritjen e bashkëpuinimit dhe nxitjen e investimeve gjermane.


Next Post
VIDEO/ Policët kapen “mat”… ja se çfarë bëjnë përpara fillimit të ndeshjes mes Kukësit e Tiranës

VIDEO/ Policët kapen "mat"... ja se çfarë bëjnë përpara fillimit të ndeshjes mes Kukësit e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç, viktima mbante katër mbiemra

July 9, 2026
Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

Lavrov: Marrëveshja SHBA-Iran duhet të pasqyrojë interesat e të gjitha palëve

July 9, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Marjana Koçeku: I qëndroj mesazhit tim për Bajrajt, ishte mbi baza të forta

July 9, 2026
Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

Deliu: I kam kërkuar SPAK hapjen e zyrave në rrethet! Duhet një grup i posaçëm arrestimi

July 9, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg

July 9, 2026
Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

Dhuna ndaj 17-vjeçares, sociologia: Rinisë sot i mungon ndjeshmëria njerëzore, nuk e njohin empatinë

July 9, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar fare!

July 9, 2026
Përgjaket aksi Levan-Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Aksident në Levan–Tepelenë! Makinat përplasen kokë më kokë, plagosen dy persona

July 9, 2026
Koçeku: Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai kur u prishën ndërtimet në Theth. Ju betohem për 7 shenjtorët…

“Ramës nuk ia hapa telefonin për tre ditë”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm!

July 9, 2026

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In