• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Ekonomi: Bizneset të mbrojnë pronësinë e tyre industriale

by Java News
06/02/2017 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, zhvilloi një vizitë në një prej kompanive shqiptare që prodhojnë produkte “Made in Albania”, jo vetëm për tregun vendas, por dhe për eksport.

Ministrja u ndal tek kompania Beba Cosmetics, e cila nga 56 produkte që prodhon, 53 prej tyre i ka të regjistruara dhe të mbrojtura me markë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, institucion në varësi të MZHETTS.

Ministrja Ekonomi teksa përgëzoi përfaqësuesit e kësaj kompanie për seriozitetin dhe për regjistrimin e pronësisë së tyre industriale, theksoi se bizneset duhet të ndërgjegjësohen për të ndjekur të njëjtin model, që të mbrojnë pronën e vet industriale, pasi kështu janë dhe më konkurrues në treg.

Ministrja u shpreh se produktet ‘Made in Albania’ janë një faktor shumë i rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë.

“Pronësia industriale është një mjet komunikimi në treg mbi cilësinë dhe origjinën e produkteve që na ofrohen. Ajo përbën garanci për konsumatorin, por edhe reputacion për ju si sipërmarrës.  Është fakt i njohur që sistemi i pronësisë industriale  është motor nxitës i zhvillimeve të tregut”, tha Ministrja Ekonomi.

Ajo shtoi se për shumë kompani vlera e aseteve jo materiale, siç janë patentat mbi shpikjet, markat tregtare apo disenjot industriale e tejkalon dukshëm vlerën e aseteve fizike, ndaj është i domosdoshëm regjistrimi dhe mbrojtja e tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë u shprehën shumë të kënaqur nga bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Patentave dhe Markave, për regjistrimin e produkteve.

Kjo kompani eksporton në disa vende të rajonit, ku nevojitet që gjithashtu këto marka të regjistrohen dhe ne vendet respektive.

Ministrja Ekonomi u shpreh se është për të ardhur keq që ka një numër të vogël markash të regjistruara jashtë territorit të Shqipërisë,  ndaj kërkohet një punë më e madhe për të ndërgjegjësuar kompanitë shqiptare të regjistrojnë markat e tyre në vendet ku eksportojnë duke synuar mbrojtjen e produkteve.

Ajo shtoi se Qeveria shqiptare, i ka përshtatur më së miri kriteret, duke aderuar në marrëveshjet ndërkombetare të kësaj fushe, për t’i dhënë mundësinë sipërmarrëseve shqiptare, të kërkojnë të drejtat e mbrojtjes edhe në vendet partnere, ku kanë të shtrirë aktivitetin e tyre.

Kompania në fjalë është një kompani shqiptare, e cila që prej vitit 1993 ka arritur të prodhojë  një gamë të gjerë produktesh ku përfshihen: grupi i kremrave per bebe, locioneve, pudrave, artikujt për mbrojtjen e flokëve, detergjent të ndryshëm pastrimi si edhe artikuj të sezonit veror për mbrojtje të lëkurës. Sot veprimtaria e saj është e shtrirë në një territor të gjerë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

ma.me
Next Post
“Deri sa vdekja të na ndajë”, si i recitonte Sadijes në intervistën e fundit Dritëroi

“Deri sa vdekja të na ndajë”, si i recitonte Sadijes në intervistën e fundit Dritëroi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

Protestat e dhunshme, Sekretari i Përgjithshëm i KE: Zemërimi i qytetarëve nuk duhet të bëhet mjet politik

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

October 19, 2026
Analiza e REL: Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?

Bankat në Tiranë e Durrës me orare të reja: Ku dhe si do të ofrohet shërbimi?

October 19, 2026
A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

A ekziston sekreti i pavdekësisë? Kjo krijesë detare po çudit shkencëtarët

October 19, 2026
Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

Fëmijët si mburoja njerëzore: Kush po paguan për t’i nxjerrë përballë policisë?

October 19, 2026
Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

Shefat e protestës/ LVV ndërhyn për trazirat në Tiranë, Haxhiu flet për pjesëmarrjen e militantëve të tyre

October 19, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

DETAJE/ Ushtaraku ishte fqinj me vëllezërit Islamaj, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Zall-Herr

October 19, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

October 19, 2026
“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

“Të hapur për dialog”| Ministri Demo: Protesta e drejtë demokratike, dhuna e patolerueshme

October 19, 2026

Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com