• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu prezanton kreun e ri të QSUT, Enkelejd Joti

by Java News
27/03/2017 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enkelejd Joti është Drejtori i ri i Përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prezantoi sot para personelit mjekësor të QSUT-së, kreun e ri të institucionit shëndetësor më të rëndësishëm në vend. Në fjalën e saj, Manastirliu, vlerësoi figurën e Jotit si një menaxher me shumë eksperiencë. Ministrja u shpreh e sigurt se, Joti do të vërë me sukses në zbatim, projektet e nisura, me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së shërbimit, në qendrën më të madhe spitalore në Shqipëri.

“Jam e sigurt z. Joti, në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, do të çojë përpara të gjithë ato projekte zhvillimi që janë nisur tashmë, por edhe të tjerë që do të nisim në të ardhmen e afërt. Jam e bindur se në një bashkëpunim të ngushtë me Shefat e Shërbimeve, të gjithë stafin mjekësor e infermieror të QSUTsë, si edhe stafin mbështetës, Joti do të punojë për ta zhvilluar më tej Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza””, u shpreh Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë shprehu falënderimet për të gjithë personelin shëndetësor të QSUT-së për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura, gjatë tre viteve e gjysmë, që ajo ishte në drejtimin e këtij institucioni.

“Më vjen mirë që, në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, vjen një njeri me aftësi të shkëlqyera menaxheriale. Ndërkohë, gjej rastin si Ministër i Shëndetësisë, por edhe në cilësinë e ish-Drejtorit të Përgjithshëm, t’ju falënderoj përzemërsisht për të gjithë mbështetjen tuaj, si dhe bashkëpunimin e ngushtë gjatë këtyre tre viteve e gjysmë. E di mirë, se pa këtë mbështetje dhe bashkëpunim, nuk do kishim arritur të realizonim ato projekte që së bashku i vumë në zbatim, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve, por dhe në funksion të zhvillimit të Qendrës më të madhe Universitare në vend”, theksoi Manastirliu. /ma.me

Next Post
Detajet e arratisjes së Edison Pulës/ Furgoni i policisë me derën hapur…. polici po rregullonte shallin

FOTO/Familja festonte fejesën e djalit, grabitësit bëjnë kërdinë në shtëpi dhe rrahin 2 rojet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

March 16, 2026
Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

Ku të punosh? Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën

March 16, 2026
Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

Kodet e krimit të Vlorës: Dy atentate e trafik kokaine nga Amerika Jugut në Europë

March 16, 2026
“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

“Më ka bërë atë që s’ta pret mendja”, Meleqja tregon fotot shokuese: Djali më ka dhunuar

March 16, 2026
“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

“Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?”

March 16, 2026
Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

March 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika e “patriotëve” dhe e amerikanëve

March 16, 2026
Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Rama: 226 profesionistë të rinj nisin punën përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

March 16, 2026
Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

Trump: NATO do përballet me të ardhme të keqe nëse aleatët nuk ndihmojnë në Ngushticën e Hormuzit

March 16, 2026
Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In