Gjatë fjalës së saj në Kuvend, ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi foli për incidentin e ndodhur në komision pak ditë më parë kur deputetja Ina Zhupa i hoqi mikrofonin ministres Elva Margariti.
Muzhaqi hoqi paralelizëm me situatën e ndodhur javën e shkuar në Foltoren e Kuvendit, ku ish-kryeministri Sali Berisha shtyu Enkelejd Alibeajn nga foltorja.
“Unë besoj dhe shumë të tjerë si unë janë shtangur nga ajo sjellje harbute dhe morale. Jam e shtangur nga ajo sjellje, nuk vjen nga ndonjë politikan që kam që kur kam lindur që e shoh nga foltorja në foltore. Sepse nga ai e pres.
Shtyrja e një kolegu gjatë fjalës në parlament dhe heqja e mikrofonit gjatë fjalës ndaj një kolegu në parlament në thelb kanë arrogancë. Pashë dëshirën për të treguar një shembull dhune duke treguar se nuk janë gati të debatojnë me një mendim ndryshe”, deklaroi Boza Muzhaqi./m.j