• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Mirëqenies Sociale e PD, shkarkime në Korçë dhe Vlorë

by Java News
12/06/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon procedura e shkarkimit nga puna e punonjësve të administratës nga ana e ministrave teknikë të opozitës. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka propozuar nisjen e procedurës disiplinore ndaj Mariana Jorgji, Drejtoreshë në Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Sociale Shtetëror në Korçë. Po ashtu është marrë masa për largim nga puna për përgjegjësen e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Vlorë, Jonida Hysenaj.

Propozimi për nisjen e procedurës disiplinore ndaj Jorgjit vjen për shkak se kjo e fundit nuk ka lejuar Grupin e Punës të ushtrojë kontrollin e autorizuar nga ministrja, duke shkelur parimet e etikës në punë. Propozimi i Ministres Kërtusha, bazohet në ligjin nr.90/2012 për “Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, vendimit nr. 473, datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”, si dhe vendimit nr.452, datë 27.7.2005 “Për miratimin e statusit të shërbimit Social Shtetëror” të ndryshuar.

Me këtë rast, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kërkon edhe një herë bashkëpunimin e gjithë drejtuesve dhe punonjësve të administratës, nëpunësve civilë si dhe personelit të institucioneve në varësi, në qendër dhe në qarqe, për repektimin e ligjeve dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Ç’do tentativë për pengimin aktivitetit të “grupeve të punës”, që janë autorizuar nga ministria, do të vlerësohet konform kuadrit ligjor të lart përmendur dhe do të merren masat e nevojshme.

Ndërkohë në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Kërtusha ka firmosur propozimin për masë disiplinore “Largim nga puna” për Përgjegjësen e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës. Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Jonida Hysenaj me detyrë, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se ajo ka marrë pjesë në fushatën elektorale, gjatë orarit zyrtar të punës.

ma.me

Next Post
67-vjeçari grabitet nga…kompania ku është aksioner, nisin hetimet

Braktisi fëmijën e iku me të dashurin, 18-vjeçarja pas aventurës: Dua të bëj jetën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com