• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Jashtme suedeze me Bushatin: Integrimi në BE varet nga Vettingu

by A R
04/05/2017 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati priti sot në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë Margot Wallström, në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri. Kjo është vizita e parë e një ministri të jashtëm suedez që nga viti 2006, e cila përkthehet me një rritje të bashkëpunimit midis dy vendeve gjatë viteve të fundit.

Ministrat analizuan dinamikën në rritje të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat duke i dhënë prioritet bashkëpunimit ekonomik dhe shanseve për edukimin dhe punësimin e të rinjve në sektorë të ndryshëm. U vlerësua vijimësia e kontributit në rritje të Suedisë për Shqipërinë përmes projekteve zhvillimore dhe asistencës së dhënë në sektorë të ndryshëm.

Ministrat i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe u pajtuan për ndikimin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Ministri Bushati informoi mbi hapat dhe masat e ndërmarra nga Qeveria Shqiptare dhe vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë në mbështetje të procesit të Zgjerimit. Ai shprehu mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qeverisë suedeze në procesin e reformave transformuese në Shqipëri dhe konfirmoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për progres të mëtejshëm në zbatimin e reformës në drejtësi.

Ministrja Wallström vlerësoi përpjekjet e qeverisë dhe theksoi rëndësinë e vijimësisë së reformave, duke veçuar zbatimin e reformës në drejtësi. Ajo shtoi se zbatimi i ligjit të vetting-ut dhe dialogu politik brenda institucioneve lidhet ngushtë me ecurinë e integrimit europian të vendit.  “Ne besojmë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian”, shtoi ajo. Në këtë kuadër, ajo informoi se më 29 maj 2017 do të mbahet në Stockholm Konferenca e Dytë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrat diskutuan gjithashtu mbi situatën dhe zhvillimet e fundit në rajon. Ministrja Wallström vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor si faktor i qëndrueshëm stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal, si dhe konfirmoi mbështetjen e fortë të Suedisë për Politikën e Zgjerimit të vendeve të rajonit.

Në fund të takimit, Ministri Bushati, me anë të një ekspozite brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme, e njohu homologen e tij suedeze me historikun e marrëdhënieve midis dy vendeve. /atsh/b.d

Next Post
Shehi: Opozita ka mundësi të fitojë, por Basha duhet ta udhëheqë karrocën e PD pa Berishën

Shehi pas dështimit të negociatave: Edhe pjesa e moderuar e opozitës do radikalizohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In