• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja e Jashtme gjermane nga Tirana: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit

by A R
06/10/2023 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa ditë para mbajtjes së samitit, në Tiranë janë mbledhur këtë të premte ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit.

Takimi mbledh bashkë ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, shteteve të tjera pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, përfaqësuesit e BE-së, si dhe organizatat rajonale.

Në nisje të këtij takimi, ministri për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock, foli shkurt për mediat mbi tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit. Baerbock u shpreh se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit.

Takimi i Tiranës drejtohet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Në fokus të takimit do të jenë forcimi i dimensionit rajonal në Procesin e Berlinit dhe rëndësia e veçantë e këtij procesi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një fokus tjetër pritet të jetë përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër liritë themelore, Agjenda e Gjelbër, ajo Digjitale dhe përafrimi me Tregun Unik të BE.

/a.r

Next Post
Komisioneri i Zgjerimit: Mund të kemi një vendim për hapjen e negociatave me Shqipërinë para Samitit të Zagrebit

"Lajm i mirë për Shqipërinë", Oliver Varhelyi: Anëtarësimi në BE po ndodh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com