Ministrja e Drejtësisë në Kosovë bën protagonisten: Operacionin ndërkombëtar e autorizova sipas kompetencave

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 400 kg kokainë sot në Lipjan, e cila kishte kaluar përmes portit të Durrësit.

Në lidhje me këtë sasi droge u arrestuan shtatë persona, gjatë një aksioni të përbashkët të autoriteteve të Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se aksioni i përbashkët përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uron që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund.

“Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente. Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët”, ka shkruar Haxhiu.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com