Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj foli me shifra lidhur me ata që përfitojnë nga amnistia e fundvitit.
Ajo bëri me dije se nga amnistia përfitojnë gratë dhe të miturit për shkak të dënimit të mbetur dhe veprës së lehtë penale.
“Nga 56 gra që janë në burg, gjysma e tyre 28 gra lirohen nga burgu dhe përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit të mbetur për 28 të tjera. Nga të miturit përfitojnë 4 persona dhe uljen e 1/3 së dënimit për dy të tjerë”, u shpreh Gjonaj.
Po ashtu tha se përfitojnë ulje dënimi edhe një numër i konsiderueshëm burrash që janë dënuar me vendim të formës së së prerë deri në dy vite burg dhe janë mbi 60 vjeç. /e.s/











