• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Denaj prezanton drejtorët  e rinj të Tatimeve dhe Doganave

by Java News
28/03/2019 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, në prani dhe të Zëvëndëskryeministrit Erjon Braçe, prezantoi dy drejtuesit e rinj të administratave Tatimore dhe Doganore, përkatësisht Enton Duro dhe Arlind Gjokuta.

Gjatë ceremonisë së prezantimit, Ministrja Denaj vlerësoi punën e bërë gjatë vitit të kaluar nga dy administratat, e konkretizuar edhe me rezultate pozitive në mbledhjen e të ardhurave. Gjithashtu, Ministrja u shpreh se prioritet për të dy administratat fiskale edhe për këtë vit do të jenë komunikimi me biznesin, rritja e transparencës dhe lufta kundër informalitetit.

Zëvëndëskryeministri  Erjon Braçe u shpreh se e gjithë vëmendja e këtyre administratave duhet të përqëndrohet tek komponenti, që ai e quajti ligjor, të drejtë dhe të barabartë në vlerësimin e çdo transaksioni që kryhet. Përmes këtyre elementeve, tha Braçe, i gjithë zhvillimi ekonomik i vendit merr natyre tjetër. “Nëse ne jemi ligjorë, nëse ne jemi te drejtë, nëse ne jemi të barabartë me secilin prej operatorëve që operojnë në treg, padiskutim që i kemi dhënë mundësi ekonomisë të jetë edhe konkurruese, por edhe e lirë në raport me atë që zhvillohet në secilin treg ku operatorët operojnë. Kështu që, veprimi i çdo nëpunësi tonë në raport me këto elementë do jetë ajo që përcakton më tutje  edhe vlerësimin e punës së gjithsecilit”, tha Braçe.

Ndërsa, dy drejtuesit e rinj, Duro dhe Gjokuta, prezantuan objektivat e tyre në lidhje me drejtimin e institucioneve që do të drejtojnë, si dhe shprehën vullnetin e mirë për rritjen e bashkëpunimit edhe me sipërmarrjen.

/a.meta

Next Post
Rama takon ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës

Rama takon ministrin e Drejtësisë dhe Sigurisë së Holandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In