• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Denaj për amnistinë: Draft-ligji, diferencë midis parave që vijnë nga puna dhe atyre të jashtëligjshme

by Java News
02/03/2020 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në një prononcim të shkurtër për mediat ka folur rreth draft ligjit mbi amnistinë e kapitalit që pritet të dalë shumë shpejt.

Ministrja është shprehur se për hartimin e tij kanë marrë referencë edhe nga zbatimin në vendet e tjera, si dhe deklaroi se janë përfshirë ekspertë të huaj, për ta sjellë brenda standardeve ndërkombëtare.

“Me anë të kësaj nisme synohet që të plotësohet një aspekt tjetër drejt formalizimit të ekonomisë, i cili tashmë ka nisur me procesin e fiskalizimit”,- tha Denaj.

“Ky është një proces që nuk është nisur tani, prej disa kohësh është diskutuar me grupet tona teknike dhe do të jepet si një propozim për grupet e interesit shumë shpejt. Detajet do të jenë pjesë e diskutimin në momentin që drafti I parë do të publikohet.

Kohë dhe elementët e tij do të jenë pjesë e këtij draftit, është pak herët për të nxjerrë detaje të tij. Formalizimi i ekonomisë është një prioritet edhe  zhvillimit ekonomik njëkohësisht edhe i përforcimit i të gjithë masave që merren për të përmirësuar barazinë ndërmjet të gjithë bizneseve. Unë mendoj që kjo amnisti nuk është për një përfaqësi mazhorance, është për të gjithë bizneset”,- sqaroi ajo.

Denaj u ndal edhe tek diferenca midis dy “burimeve” të këtij kapitali që do të amnistohet.

“Në varësi të detajeve teknike të cilat do ta bëjënë shumë të qartë diferencën midis dy grupeve: atyre që kanë punuar dhe kanë diferencë nëpërmjet realitetit dhe pasqyrave fiskale dhe atyre që kanë veprimtari të jashtëligjshme. Kjo diferencë është e qartë për ne dhe do të jetë e mirë markuar me instrumente të diferencuar dhe në këtë aspekt mendoj që do t’i bëjë mirë të gjithë procesit të konsultimit publik që sigurisht nuk do të jetë i gjatë, por me të gjithë grupet e interesit dhe për të adresuar këtë çështje.

Mbi të gjitha  për të marrë parasysh një zhvillim ekonomik i cili do të kërkonte që bizneset tona prej 30 vjetësh të tejkalonin deklarimet në pasqyrat financiare. Sektori bankar është ai që e ndjen. Prej janarit të vitit 2018 në kredidhënien e tij operon vetëm me pasqyrat fiskale dhe ka një ngërç prej diferencës së pasqyrave fiskale dhe atyre reale. Kjo do ti japë një frymëmarrje edhe kreditimit”- tha Denaj.

Ministrja gjithashtu sqaroi se pritet të aplikohet një tarifë e ulët për sa kohë  që do të jetë zbatohet pjesa e amnistisë. Kjo do të sjellë deklarimin e aseteve kundrejt realitetit dhe t’i japë një frymëmarrje edhe biznesit drejt formalizimit dhe zhvillimit sidomos biznese të mesme dhe të mëdha dhe drejt tregjeve të kapitalit.

“Kjo nuk bëhet vetëm për sot, bëhet për një zhvillim ekonomik dhe të instrumenteve të tij në 3-5 vjet, për të qenë në të gjithë formatin si atë të sektorit bankar edhe në tregjet e kapitalit me instrumentet e duhur por edhe me mbështetje për bizneset, të cilët në  30 vite duhet të hedhin poshtë të gjithë qasjen ndaj formalizimit.

Theksoi se ky nuk është i vetmi instrument për fiskalizmin. Ministrja rikujtoi ligjin e fiskalizimit, I cili nuk ka kthim mbrapa, ka një dat ëfillimi dhe një periudhë tranzitore  dhe do të fillojë në 1 shtator”,- përfundoi Denaj.

Kryeministri Edi Rama gjatë kongresit të socialistëve, deklaroi planin madhor për të kryer një amnisti kapitali, duke pasur në fokus emigrantët, por duke përjashtuar këtu paratë e drogës, krimit si dhe ato të gjykatësve e prokurorëve.

“Ne do të lançojmë një amnisti të përgjithshme për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që të gjitha paratë, asetet t’i deklarojnë. Paratë t’i fusin në banka dhe asetet t’i deklarojnë. Dhe jo një apo dy organizata të ngrihen por bota mbarë të thotë kjo nuk bëhet do bëhet. Emigrantët shqiptarë nuk mundet të rrinë më, të mbajnë para me një mijë e një vështirësi dhe as nuk mund të torturohen t’i çojnë këtu se fillon pastrimi i parave”- tha ai.

 

Next Post
Ballkani duhet të përgatitet për dyndje refugjatësh, rrugë edhe nga Shqipëria

Ballkani duhet të përgatitet për dyndje refugjatësh, rrugë edhe nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

Sulmet mes sauditëve dhe Huthëve, çmimet e naftës shënojnë sërish rritje

September 15, 2026
Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

Franca kërkon heqjen e sanksioneve për oligarkun rus, arsyeja do ju habisë

September 15, 2026
Forcat e armatosura me rritjen më të lartë të rrogave: Një arsye më shumë, pse sot ia vlen të bëhesh ushtarak

Mbrojtja zbulon faturën, 42 mijë euro në gjashtë muaj për çdo ushtarak në Gaza

September 15, 2026
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama uron Kurtin për mandatin e ri dhe e fton në Tiranë: Të zbatojmë marrëveshjet dhe të nisim projekte të reja

September 15, 2026
Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

Shkatërrohet banda shqiptare në Belgjikë, kapet “Gjenerali” i akuzuar si vrasës i Naim Zyberit

September 15, 2026
Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? -

Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? –

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com