• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Denaj nga Konispoli: Përmirësimi i infrastrukturës ujitëse dhe energjetike do rrisë prodhimin bujqësor

by Java News
11/12/2023 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Anila Denaj, gjatë një vizite në Konispol, u shpreh se përmirësimi i infrastrukturës së ujitjes dhe të energjisë elektrike në zonën jugore të vendit është një premtim në zbatim që do të kontribuojë në rritjen cilësinë dhe prodhimin e produkteve bujqësore, agrumeve dhe të mirëqënies në këtë zonë.
Ministrja Denaj shoqërohej nga Zv.ministri i MBZHR, Dhimiter Kote dhe kryetari I Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule.
Gjatë takimeve me fermerë të shumtë të zonës dhe grumbullues të agrumeve, ministrja vlerësoi se rritja e cilësisë së prodhimeve dhe certifikimi I tyre është mjaft I rëndësishëm për të kapur tregjet elitare ndërkombetare.
Ministrja Denaj theksoi si shumë të rëndësishme Marrëveshjen me BB, e cila pritet të miratohet këtë jave, dhe do të jetë një shtyllë e fortë dhe për gjithë infrastrukturën e zonës.
“Për pjesën e bujqësisë kemi lajmin e dytë të mirë që nga projekti me Bankën Botërore, ju e dini që e gjithë ky sistem që ju përfitoni sot me zero kosto, falë një investimi të parë të qeverisë, tani ne kemi hapin e dytë që ta çojmë gjithë këtë investim të sistemit të ujitjes pa kosto deri në fusha” tha Denaj.
Kryetari i Bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, u shpreh se shpërndarja e ujit për vaditje tani nga ai nivel që jemi drejtë fushës dhe parcelave, që do jetë një sistem nën presion, me saraçineskë, do të jetë shembull për bujqësinë shqiptare.
“Por përveçse ujitjes një lajm i mirë për zonën është edhe zgjidhja përfundimisht e problemit të mbartur tashmë prej vitesh për çështjen e energjisë elektrike. Zona jonë prodhon ekonomi tashmë dhe nuk është konsumatore e thjeshtë familjare, ndaj dhe qeveria ka vendosur që t’a zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e energjisë elektrike duke ndërtuar një nënstacion elektrik, pikërisht në zonën tonë. Do shërbejë si unazë energjitike edhe për pjesën e Ksamilit, që është me linjën e vjetër dhe kjo do t’i jape zgjidhje përgjithmonë edhe këtij problem që ne na shqetëson. Projekti është dorëzuar në datën 20 nëntor, inxhinierët e OST-së dhe OSHEE-së kanë qenë në zonë. Tjetër investim që do të bëhet nga OSHE-ja janë zonë janë edhe linjat e brendshme të fshatrave Mursi, Xarrë dhe Konispol”, tha Dule.
Marrëveshja e BB, një financimin, në shumën 64,6 milionë euro, do të shkojë për projektin “Qëndrueshmëria ndaj klimës dhe zhvillimit të bujqësisë” dhe ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë klimatike të zinxhirëve prioritarë agroushqimorë, të vlerës nëpërmjet ndërhyrjeve në promovimin e bujqësisë inteligjente klimatike dhe aksesit në tregje, rritjen e përputhshmërisë me standardet e sigurisë e të cilësisë së ushqimit dhe forcimin e kapaciteteve të analizave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Kjo është në përputhje dhe në zbatim të programit politik të qeverisë shqiptare për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, ndërkohë që është në koherencë me vizionin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim Evropian (SKZHIE) 2022–2030 në fushat e fokusit të integrimit evropian, rritjes dhe konkurrencës, përdorimit të qëndrueshëm të burimeve dhe qëndrueshmërisë ndaj klimës./m.j

Next Post
Inceneratori i Elbasanit, SPAK jep pretencën: Lefter Koka të dënohet me 10 vite burg, Alqi Bllako me 4

'Inceneratori i Tiranës'/ Lefter Koka: Jam viktimë e Saliut dhe e partiçkës së vogël. Bllako: Kam faturë për makinerinë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com