• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Denaj merr pjesë në Takimet e Konstituencës të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar

by Java News
28/02/2020 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dheEkonomisë, Anila Denaj, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, morën pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), në Athinë, Greqi. Dy institucionet financiare ndërkombëtare, FMN dhe BB paraqitën në këtë takim prioritetet strategjike dhe tendencat ekonomikepër gjashtë vendet e kësaj konstituence.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e ekonomisë globale dhe ato të ekonomive rajonale, kryesisht të përqendruara në normat e ulëta të interesave dhe nivelit të borxhit publik.

Diskutimet e mëtejshme në takim u përqendruan në ekonominë digjitale dhe avancimin e praktikave që sjellin zhvillim të sektorëve të lidhura me të.

Ministrja gjatë takimeve prezantoi situatën ekonomike të Shqipërisë dhe perspektivën e Qeverisë në nivel kombëtar dhe rajonal.
Ministrja theksoi, se ruajtja e parametrave makroekonomikë dhe ecuria e konsolidimit fiskal mbeten prioritare në rolin e Ministres së Financave.

Znj.Denaj vlerësoi pozitivisht ecurinë e parametrave makro-fiskalë, si reduktimin e borxhit, ruajtjen e balancës primare pozitive dhe zbatimin e suksesshëm të reformës së menaxhimit të financave publike, si parakushte të qendrueshmërisë së një ekomomie në zgjerim të vazhdueshëm.

Ajo falenderoi partnerët për mbështetjen në zhvillimin e qendrueshëm të vendit dhe kapërcimin e sfidës së Rindërtimit.

Ministrja Denaj dhe Guvernatori Sejko zhvilluan takime me Z.Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Botërore dhe z.Domenico Fanizza, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku diskutuan zhvillimet më të fundit ekonomike në Shqipëri dhe rajon, si dhe reformat e ndërmarra për të përballuar sfidat që po kalon ekonomia globale.

Ministrja Denaj ka takuar gjatë ditës gjithashtu Ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankës së Greqisë, të cilët janë organizatorët e kësaj mbledhjeje vjetore.

***

Shqipëria është anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që prej vitit 1991 dhe bën pjesë në të njëjtën konstituencë me Greqinë, Italinë, Maltën, Portugalinë, Timorin Lindor dhe San Marinon.

Në takimet e konstituencës marrin pjesë cdo vit Ministrat e Financave dhe Guvernatorët e Bankave Qendrore të vendeve anëtare të këtij grupi.

Next Post
A do ketë shkëmbime territoriale me Serbinë? Flet për herë të parë kryeministri Albin Kurti

A do ketë shkëmbime territoriale me Serbinë? Flet për herë të parë kryeministri Albin Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In