• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministrja Denaj: Gjetja e gjuhës punëmarrës-biznes, ul kostot dhe përmirëson klimën e biznesit

by Java News
03/02/2020 22:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, mori pjesë në prezantimin e projektit “Përmirësimi i qasjes në drejtësi për mosmarrëveshjet e punës”, i cili konsiston zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve, bisedimeve dhe kontratave kolektive.

Projekti do të zbatohet nga MFE dhe Organizata Botërore e Punës (ILO), ndërsa mbështetet financiarisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA),

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj falënderoi ILOn dhe SIDA-n për bashkëpunimin dhe asistencën e  vazhdueshme që kanë dhënë për qeverinë shqiptare, sidomos sa i përket përmirësimit të legjislcaionit në fushën e punës dhe në përafrimin e tij me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Sa i përket projektit në fjalë, Ministrja Denaj theksoi se përmes zbatimit të tij synohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve apo konflikteve mes punëmarrësve dhe punëdhënësve përpara se palët t’i drejtohen gjykatës, duke ndikuar kështu në uljen e kostove të palëve dhe lehtësimin e të bërit biznes në vend.

“Besojmë se duke i ardhur në ndihmë biznesit në një instrument të shtuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjes në formën e pajtimit ne në fakt ndihmojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe për klimën e biznesit”, u shpreh znj. Denaj.

Sipas Ministres, është shumë e rëndësishme që zërat e të dy palëve, punëmarrësve dhe punëdhënësve, të dëgjohen nga një palë e tretë.

“Është e rëndësishme që dëgjohen zërat e të dy palëve dhe një palë e tretë, qoftë një institucion si zyrat e punës apo drejtoria që ka përgjegjësinë për të ndjekur këto procese, është e rëndësishme për të dëgjuar dhe për të vendosur nëse ka një shkelje të zbatueshmërisë së ligjit, të drejtës së punonjësit, apo ka një kërkesë përtej asaj që punëdhënësi mundet të japë. Pra, bën një ekuilibër mes të dy palëve për të ecur përtej, pa hyrë në konflikte gjyqësore. Ky hap nuk nënkupton që konflikti të mos shkojë më tej në procese gjyqësore, por është një hap që ndihmon dhe lehtëson palët për t’i zgjidhur çështjet e mosmarrëveshjeve pa kosto shtesë dhe pa konflikte që mund të kalonin dhe një qasje më radikale se sa një marrëdhënie punonjës-punëmarrës”, tha Ministrja. Monitor

 

Next Post
DEBATI/ Vasjari kundër Felajt: “Je absolutisht jashtë, mos thuaj gjëra jo korrekte”

DEBATI/ Vasjari kundër Felajt: “Je absolutisht jashtë, mos thuaj gjëra jo korrekte”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

“Nuk ka nevojë të shkojmë deri në Kuç!”- Rama ndan fotot dhe mesazhin pas Asamblesë: 9 Maji 2027 do të jetë Dita e Europës dhe e PS-së

November 14, 2026
Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

November 14, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

November 14, 2026
Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

November 14, 2026
Zgjedhjet në Serbi, reagon djali i Trump: Fundi i 14 viteve në pushtet të Vuçiç

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

November 14, 2026
Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

Mashtrimi me vizat në Britani, BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve

November 14, 2026
Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

Aksidentet/ E shtuna përgjak rrugët, 2 viktima dhe 5 të plagosur në “Rrugën e Arbrit”, një viktimë në Thumanë!

November 14, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Po tenton të kontrollojë Drejtësinë? Trump kërkon t’i heqë më shumë pushtet gjyqësorit, konflikti thellohet deri në Gjykatën e Lartë!

November 14, 2026
Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

Zbulim i befasishëm në Alpet e Italisë, shpella e fshehur për mijëra vite zbulon “varrezën” e arinjve gjigantë të Epokës së Akullnajave! (FOTO)

November 14, 2026
Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

Rrugorja aksion në Durrës ndaj shoferëve problematikë, 950 masa administrative dhe 9 të drejtues të proceduar!

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In