Ministrja e Tregtisë e Kosovës, Hykmete Bajrami, e cila ka marrë pjesë në Forumin e Biznesit dhe Investimeve Turqi-Kosovë në Stamboll, ka zbuluar se janë mbi 700 firma turke që operojnë në Kosovë në sektorin e energjisë, të ndërtimtarisë, të shëndetësisë dhe atë financiar.
“Sipas një raporti të Bankës Botërore, Kosova ndodhet në vendin e 66 në mesin e 189 vendeve për sa i përket gjendjes për investime”, ka treguar Bajrami.
Ministrja e Tregtisë ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Turqisë, raporton AA, citon Express. (b.an)