• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministria Shëndetësisë: QSUT është furnizuar rregullisht me ujë këto 24 orë

by A R
23/11/2015 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa lajmeve të përhapura në media se QSUT nuk ka ujë dhe nuk është furnizuar prej dy ditësh, ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë. Përmes një deklarate sqaruese, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se QSUT( Spitali Nënë Teereza) është furnizuar me ujë 21 herë brenda 24 orëve të fundit, Spitali Traumës 6 herë ndërsa spitali obsteriko- gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë 4 herë. Ministria sqaron se ka patur probleme të furnizimit me ujë vetëm në 24 orët e fundit, pasi ujësjellësi i Bovillës ka pësuar probleme gjatë ditës së djeshme.

“Si pasojë e kushteve të rënduara atmosferike në 24 orët e fundit, ku pas një periudhe të gjatë thatësire patëm shira të dendur e të rrëmbyeshëm, uji i Liqenit të Bovillës është turbulluar si asnjëherë tjetër në vitet e fundit. Kjo e ka vështirësuar kalimin e këtij uji në impiantin e Bovillës, për t’u trajtuar e shpërndarë më pas në rrjetin e shpërndarjes. Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së sotme, specialistët e UKT-së kanë kryer analizat e ujit çdo 30 minuta, për të garantuar cilësinë e tij.

Ndërkaq, sot Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka vijuar furnizimin me ujë të spitaleve të kryeqytetit, për të mos pasur probleme me mungesën e ujit në këto institucione. Vetëm gjatë ditës së sotme, UKT-ja ka shpërndarë në terren 7 bote uji, të cilët kanë furnizuar 21 herë me ujë QSUT “Nënë Tereza”, 6 herë Spitalin Universitar të Traumës, 4 herë SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, si dhe disa institucione të tjera.” – thuhet në deklaratë.

Në lidhje me situatën e krijuar, Ministria e Shëndetësisë informon si në vijim:

  1. SUOGJ “Koço Gliozheni” – Deri në mesditën e ditës nesërme nuk do të ketë probleme me mungesën e ujit, ndërkohë që aktiviteti i tij vazhdon normalisht;
  1. SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë” – Pas furnizimit të depoziutave të ujit dhe furnizimit në vazhdimësi me anë të autoboteve, nevojat e institucionit janë plotësuar duke siguruar shërbimin normal;
  1. Shërbimi i Traumës – Vijon ofrimin normal të shërbimeve dhe garanton vijimësinë normale të punës;
  1. SU “Shefqet Ndroqi” – Nuk ka ndërprerje të furnizimit me ujë dhe puna vijon në funksionin e vet normal.

Aktualisht, aktiviteti spitalor dhe ai i ofrimit të shërbimeve spitalore në qytetin e Tiranës, vijon pa probleme.

Gjatë ditës janë marrë masat edhe për furnizimin e mjaftueshëm me ujë të Shërbimit të Dializës, duke siguruar dhënien e shërbimit në vijimësi për të sëmurët, të cilët kanë nevojë për dializë.

Nga ana tjetër, deri në zgjidhjen e këtij problemi me furnizimin e vijueshëm dhe pa probleme me ujë, për rastet e urgjencave kirurgjikale që mund të paraqiten pranë QSUT “Nënë Tereza”, sallat kirurgjikale të këtij spitali, do të suportohen nga ekipet dhe sallat e gatëshme të SU “Shefqet Ndroqi”. Drejtoria e QSUT “Nënë Tereza”, po monitoron përdorimin e ujit në mjediset spitalore, duke garantuar furnizimin e nevojshëm dhe pa probleme në vazhdimësi.

 

 

Next Post

Fier, 6 dynym tokë të mbjella me kanabis, policia asgjëson drogën, arreston dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

May 19, 2026
Parashikimi i motit për ditën e martë, çfarë do të ndodhë me temperaturat

Mot i paqëndrueshëm, rikthehen reshjet dhe shtrëngatat në pjesën më të madhe të vendit

May 19, 2026
Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen gjysma e çatisë dhe mallrat

Zjarr në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, digjen gjysma e çatisë dhe mallrat

May 19, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta do të riniste sot, Trump: Anuluam sulmin, Irani nuk do ketë armë bërthamore

May 19, 2026
Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

Nga Silicon Valley në frontin ukrainas, ministri 35-vjeçar që po sfidon Putinin

May 18, 2026
Kriza e naftës, Berisha: Rama po vjel nga qytetarët miliona pa u dhënë asnjë ndihmë

“Raporti i IBAR nuk miratohet” / Sondazhi: 76.6 për qind e shqiptarëve mendojnë ndryshe nga Berisha

May 18, 2026
Blindohet spitali i Traumës, një nga të plagosurit e atentatit në Durrës i plagosur rëndë

E plagosën me armën e tij, polici transportohet te Trauma, mjekët: Gjendja e 20-vjeçarit është…

May 18, 2026
Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

Zv.ministri i Arsimit në RMV: Studentët do ta japin provimin në gjuhën shqipe

May 18, 2026
“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

“Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni!”, Spahiu: Duan që t’i shkojë Edi Rama dhe t’u fshijë plehrat…

May 18, 2026
E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

E padëgjuar! Ish-nusja jeton me burrë tjetër, mban dhomën e vjehrrës të kyçur për 15 vjet

May 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In