Edhe pse punët teknike ishin kryer nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Memorandumi i mirëkuptimit me Luksemburgun për zbatimin e Marrëveshjes bilaterale në lidhje me bashkëpunimin zhvillimor të hënën u firmos nga zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi.
Kjo, pasi Ministria e Integrimeve Evropiane që nga 9 shtatori ka mbetur “pa zot shtëpie”, që kur ish-ministri Bekim Çollaku ka ndërruar pozicionin, duke kaluar në Zyrën e presidentit, si shef i kabinetit, shkruan Koha Ditore.
E pas Çollakut këtë ministri e braktisi edhe zëvendësministri i vetëm, Ramadan Ilazi, i cili ka nisur studimet e doktoraturës jashtë vendit. (b.an)