• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Ja vatrat aktive në vend, zjarri në Thirrë ka zgjeruar perimetrin

by Java News
14/08/2021 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se ka vijuar puna e forcave operacionale për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë, ndërsa fatmirësisht situata nuk paraqet rrezik për banesat.

Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër.

Njoftimi:

Zjarri në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë ka zgjeruar pak perimetrin. Forcat operacionale po përballen me vështirësi për shkak të tymit të krijuar. Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit.

Në përmirësim është situata në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, ku ka vijuar puna për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në zonë po operon edhe një helikopter dhe nuk paraqitet rrezik për banesat apo forcat në terren.

Ka filluar prej mëngjesit ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku gjithashtu po punojnë mbi 150 efektivë të FA.

Jo e mirë paraqitet situata në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia F. Arrëz, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi në drejtim të banesave. Ka filluar ndërhyrja nga ajri me helikopter.

Vatra zjarri ka gjithashtu midis fshatrave Kacni dhe Qafë Murrë, njësia administrative Selishtë, B. Dibër. Zjarri ka përmirësim në Qafë Murre, pasi ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Zjarri në fshatin Kacni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar në terren të vështirë, pa rrezik për banesat. Në këtë zonë zjarri është më i shtuar për shkak të bimësisë dhe drurëve të dendur. Po punohet nga forcat në terren për ta mbajtur larg zonës së banuar (pjesë e bashkisë Klos).

Next Post
Policia në ndjekje të një persoi që plagos me armë zjarri në Laç

Policia në ndjekje të një persoi që plagos me armë zjarri në Laç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

July 25, 2026
Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

Vizitë e paparalajmëruar në Kosovë, Sorensen takon Kurtin për çështjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë

July 25, 2026
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, dy mjete përplasen pranë Maminasit

July 25, 2026
Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

Dhuna në protestën para Parlamentit/ Nesër masa e sigurisë për dy protestuesit

July 25, 2026
SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

SHBA rrit kapacitetet e Shqipërisë kundër krimit, trajnohen ekspertët shqiptarë të poligrafit

July 25, 2026
Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

Mbi 2 milionë hyrje në Shkodër/ Fluksi në kufi rrit lëvizjet, 40% më pak aksidente në këtë qark

July 25, 2026
Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

Zbardhet dinamika e tragjedisë me 3 viktima në Roskovec/ Borxhi i dyshuar për 180 mijë paund dhe konfliktet me ish-partneren

July 25, 2026
Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

Zbardhet dokumenti/ Ja çfarë parashikon metoda “Besa” për Zvërnecin! Rama: Do vendosim bashkë për projektin

July 25, 2026
Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

Sulmohet me dron një rafineri nafte në Siberi, ndërhyjnë ekipet e emergjencës

July 25, 2026
“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

“Kostoja nuk është vetëm ndërtimi”, ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In