• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Kulturës publikon kalendarin turistik veror 2018

by Java News
12/07/2018 07:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ke nisur pushimet?   Je në det, në mal, apo ke vendosur të vizitosh qytetet nme trashëgimi mijëra vjeçare? Kudo të jesh, Ministria e Kulturës ka menduar për  pushimet  TUAJA . Për pushime të gëzuara me Art dhe Kulturë.

Mbrëmjet  e verës mund ti kaloni duke dëgjuar  Beatles, Morikone,  Janis me  Opera Jeans nga artistët e mrekullueshëm të TKOB-së, Durrës 13 korrik, ose mund të zgjidhni baletin  “Monger” në Sarandë, 12 korrik, më mirë akoma të zbuloni fjalët magjike në Teatrin Antik me “Butrinti Summer Festival” deri më 14 korrik,  mund të magjepseni  nga instrumentet popullore të Zadrimës, në një natë të veçantë në Shëngjin, apo duke kërkuar ‘Kësulëkuqen’  dhe  ‘Çufon’ , që zgjojnë fantazinë e fëmijëve në sheshet e skenës së hapur verore Shëngjin, Shkodër, Përmet, Korçë, Pogradec.

Keni mall veror  të dëgjoni Bach, Beethoven e Mozart?  Ju plotësojnë dëshirat  virtuozët e Different Trains në 14 korrik Pogradec dhe  16 korrik, Berat, Muzeu Etnografik.

Edi Hila dhe Eleni Laperi janë të hapur për një bashkëbisedim me JU  për transformimet e artit , 12 korrik, GKA.

Platforma Harabel ju mirëpret nën yje në tarracën e Pallatit të Kulturës, 13 korrik për të shijuar filmat e DOKUFEST;

Për ata që kanë  vendosur të argëtoheni deri në mëngjes, eja në Fustanella DJ Party, në sokakët e Gjirokastrës, aty ku ndodh gjithçka dhe aty ku fliten të tëra… ose në sheshin më të bukur që mori jetë në Libohovë, për “Verë e Portokalle”.

Nëse nuk je ‘ndezur; akoma, atëhere bëhu gati për festivalet e javës që vjen, nga ato festivale që mund të quhen pa frikë, Festivale kategoria A:

-Festivali  MULTIKULTUROR  , Berat 19-21 korrik

-Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore në ‘Sokakun e të Marrëve’  18-21 korrik

– ZÂ FEST Theth, 20-22 korrik

-KORÇA  International  Short Film Festival, 17-21 korrik

-MIK Festival, Korçë, 25-29 korrik

-Vera Kulturore Maqedonase, Pustec, 25-30 korrik

Aktivitetet janë pjesë e kalendarit turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës, me gjithëpërfshirje nga Jugu në Veri, në bashkëpunim me institucionet artistike në vend, TKOB, Teatri i Kukullave, Cirku Kombëtar, AQSHF dhe skenën e pavarur,  që po i kthejnë skenat e hapuara të trashëgimisë dhe sheshet e qyteteve në skena artistike, në një komunikim të gjallë me publikun. Kalendari përfshin rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil.

 

Next Post
Akuza e re ndaj Thanzës: Shkëmbeu një pako me motrën e të akuzuarit

Gjyqtari Thanza fshehu dënimin në Itali, Prokuroria në pritje të shkresave zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In