• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministria e Kulturës: 10 autorë paguhen 2.5 milionë lekë për të bërë libër

by
08/08/2015 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Kulturës njoftoi të premten se në zbatim të politikave për mbështetjen e autorëve shqiptare dhe promovimin e letërsisë shqipe u hap Fondi për mbështjetjen e krijimtarisë letrare shqiptare, nëpërmjet së cilit u vendos të financoheshin 10 autorë me një shumë prej 250.000 lekë.

Në deklaratën e MK-së përpos të tjerash theksohet se në thirrjen për këtë konkurim u paraqitën 57 drafte krijimtarie të cilat iu nënshtruan për rreth një muaji procesit të përzgjedhjes nga ana e jurisë.

Ndërkohë, juria e ngritur për këtë qëllim e përbërë nga Prof. Asoc. Dr.Çapajev Gjokutaj, studiues i letërsisë, z. Ardian Vehbiu, shkrimtar e studiues, z. Ben Andoni, gazetar e përkthyes, mori në shqyrtim draftet e koduara, pa emrat e autorëve përkatës, për të siguruar paanshmëri të plotë në procesin e vlerësimit.

Në përfundim të procesit vlerësues, juria përzgjodhi si të meritueshme për mbështetje financiare veprat e mëposhtme – autorët e të cilave u bënë të njohur pasi gjithsecili nga anëtarët e jurisë  kishte depozituar vlerësimin e vet me pikë.

Në gjininë e poezisë u përzjgodhën   Luljeta Lleshanaku dhe Rudina Çupi.

Në gjininë e prozës së shkurtër u përzgjodhën, Idlir Azizaj, Josif Papagjoni dhe Arben Dedja.

Ndërsa në gjininë e romanit u përzgjodhën Arian Leka, Romeo Çollaku, Gazmend Krasniqi, Grigor Banushi dhe Darien Levani.

Për vlerësimin e këtyre autorëve, juria u bazua në këto kritere: aftësinë për t’i dhënë frazës dhe tekstit një formë estetike, ku zotërimi i të shprehurit të ndërthuret me aftësinë për ta befasuar lexuesin; freskinë dhe gjallërinë e figuracionit dhe të ritmit (në poezi). Po ashu kriteret e tjera kanë të bëjnë me praninë e shenjave se autori është në kërkim prioritar të risive në formë; tematika jo-rutinë, stimuluese dhe tërheqëse për lexuesin dhe prova që personazhet e prezantuar nuk janë hije as stereotipe të letërsisë së traditës.

Juria gjithashtu vëren me keqardhje se pati edhe ndonjë autor që nuk arriti të përfshihej në dhjetëshen fituese ndonese prurjet ishin interesante. Vlerësimi është kryer në respekt të pikëzimit dhe të metodologjisë së vlerësimit vetëm të vlerës së projektit letrar dhe jo të CV letrare të aplikantëve.

Një dukuri e tillë nuk mund të shmangej dhe ajo tani dëshmon që procesi i vlerësimit dhe i përzgjedhjes ka qenë më objektivi i mundshëm. Por po kështu juria i inkurajon autorët jo fitues të vijojnë me shkrimin e teksteve letrare duke premtuar kështu krijime të suksesshme.

Juria dëshiron të përgëzojë autorët për cilësinë e drafteve të paraqitura në konkurim dhe uron 10 fituesit me bindjen se do të arrijnë të çojnë deri në fund projektet e tyre dhe t’i japin lexuesit vlera letrare të mirëfillta.

Next Post

Më 9 shtator prezantohet iPhone 6s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

June 2, 2026
Donald Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por luftimet vazhdojnë në Liban

Donald Trump shpall armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut, por luftimet vazhdojnë në Liban

June 2, 2026
Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In