• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministria e Jashtme përpjekje maksimale për njohjen e pensionit për shqiptarët në Itali

by Java News
29/09/2019 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare po punon aktualisht për një marrëveshje për njohjen e kontributeve në skemat e sigurimeve shoqërore me Italinë.

Zv/ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “marrëveshja më e rëndësishme për të cilën jemi duke punuar është marrëveshja për njohjen e kontributeve për qytetarët shqiptarë që janë në Republikën e Italisë. Pra për të gjithë ata emigrantë shqiptarë të cilët gjatë viteve kanë punuar në Itali”.

“Mund të them se kemi ecur me këtë marrëveshje. Në muajt e fundit ka pasur takime konstante dhe kontakte konstante mes të dyja palëve. Kemi folur me komisionin në Parlament dhe komisionin në Senat në Republikën e Italisë. Kemi folur gjithashtu si me Ministrinë e Punës dhe me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe aktualisht me konstituimin e qeverisë së re kjo përpjekje nga ana e qeverisë shqiptare do të vazhdojë më tej me shpresën që të kemi mundësi ta bëjmë këtë realitet për të gjithë qytetarët shqiptarë”, – tha Xhafaj.

Sa i përket marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Kanadasë e ratifikuar në Kuvend, Xhafaj tha se, kjo është një marrëveshje e cila do të ketë impakt për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët do të zgjedhin të dalin në pension në Kanada apo në Shqipëri.

“Marrëveshja e njohjes së kontributeve në skemat e sigurimeve shoqërore, marrëveshjet bilaterale janë marrëveshje të cilat njohin të gjithë periudhat dhe kontributet që janë dhënë nga qytetarët e të dy vendeve për skemat e sigurimeve shoqërore dhe rrjedhimisht quhen marrëveshje të pensioneve, duke qenë që në vijim të këtyre marrëveshjeve njihen kontributet për të gjitha periudhat, pavarësisht nëse periudhat e punësimit kanë qenë në njërin vend apo tjetrin. Njësohen këto dhe në bazë të asaj prodhohet edhe pensioni. Rrjedhimisht kjo është një marrëveshje e cila do të ketë impakt për të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët do të zgjedhin të dalin në pension në Kanada apo në Shqipëri, sepse do t’u njihen të dyja periudhat e njësuara. Qoftë puna që kanë kryer në Shqipëri dhe kontributet që kanë derdhur në Shqipëri, dhe qoftë ato në Kanada”, – tha zv/ministri Xhafaj.

Xhafaj tha se, prej kësaj marrëveshjeje përfitojnë rreth 70 mijë shtetas shqiptarë, por numri i tyre pritet të rritet në të ardhmen.

“Marrëveshja është një marrëveshje e hapur. Pra nuk do të thotë që është për vetëm ata rreth 70 mijë shqiptarë të cilët aktualisht jetojnë dhe punojnë në Kanada të cilët mund të përfitojnë, por edhe shqiptarë të tjerë të cilët mund të spostohen apo mund të kthehen në Shqipëri apo edhe qytetarët kanadezë. Sepse është marrëveshje e ndërsjelltë pra të dyja palët kanë mundësi të përfitojnë. Pra numri aktual është rreth 70 mijë, megjithatë do të rritet patjetër në vitet e ardhshme”, – theksoi Xhafaj.

I pyetur nëse përfitojnë nga kjo marrëveshje shtetasit shqiptarë që kanë jetuar në vende të tjera dhe më pas kanë ikur në Kanada, Xhafaj tha se, “njohja e kontributeve në skemat e sigurimeve shoqërore varet gjithmonë në bazë të marrëveshjeve bilaterale mes vendeve. Pra nëse ka marrëveshje mes dy vendeve u njihen kontributet. Të gjitha marrëveshjet e njohjes së pensioneve janë marrëveshje bilaterale mes vendeve dhe në bazë të asaj kontributet njihen, njësohen dhe mblidhen së bashku”.

I pyetur se me cilat shtete aktualisht po përpiqet Shqipëria të arrijë marrëveshje të tjera të këtij lloji, Xhafaj tha se, Shqipëria ka 13 marrëveshje bilaterale për njohjen e kontributeve të cilat janë të nënshkruara. Aktualisht jemi duke punuar që në vijim të marrëveshjes me Kanadanë të kemi dhe ratifikimin në parlament të marrëveshjes që është firmosur tashmë me Zvicrën.

Ai shtoi se, “gjithashtu jemi duke punuar për hyrjen në fuqi të tri marrëveshjeve të fundit. Duhet të ketë një proces teknik për njohjen e kësaj dhe është Kanadaja, Rumania dhe marrëveshja me Republikën e Kosovës”.

Next Post
FOTOT e rralla/ Si ishte Porti i Durrësit në vitet 1960–1970

FOTOT e rralla/ Si ishte Porti i Durrësit në vitet 1960–1970

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com