• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministria e Financave propozon ndryshime për taksimin e pronave dhe tokave bujqësore

by Java News
23/06/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fatura që paguajmë çdo muaj për taksën e pronës, nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës së asaj banese apo toke. Një nismë ligjore e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ende në fazë konsultimi me publikun dhe grupet e interesit, synon që të taksojë më shtrenjtë një pjesë të pasurive të paluajtshme. Kjo do të thotë sa më e lartë vlera në treg, diktuar edhe nga afërsia me qendrën e qytetit, aq më shumë do paguhet për këtë taksë.

 “Propozojmë të kalojmë nga një taksim në bazë të çmimeve të referencës në një taksim që merr parasysh çmimet e tregut. kjo në fakt është një praktikë ndërkombëtare”, tha Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Ndryshime në këtë taksë pritet të ketë edhe për tokat bujqësore. Një nismë e lajmëruar më herët nga kryeministri, për të ulur sipërfaqen e tokave të lëna djerrë e të papunuara prej vitesh.

“Për sa i përket taksës që supozohet që të jetë taksë për sektorin bujqësor, për tokat bujqësore apo pyjore, ka disa incentiva lidhen me vitet e para të prodhimit, në mënyrë që ne të bëjmë të mundur që të nxisim mbjelljen, të nxisim prodhimin, të nxisim shfrytëzimin e pronës”, tha Ibrahimaj.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku propozoi edhe një tjetër instrument për të rritur eficencën e  përdorimit të tokës.

“Ka ardhur koha për “bankën e tokës”. Pra, banka e tokës është një instrument i ngjashëm me bankën e parave ku fermerët, pronarët japin të drejtën e përdorimit dhe ruajnë të drejtën e pronësisë”, u shpreh Fatbardh Sallaku, Rektor i Universitetet Bujqësor të Tiranës.

Ndryshimet ligjore të propozuara nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të vijnë në formën e një projektligji deri në fund të vitit, për të hyrë në fuqi në 2026-n.

/f.stafa

Next Post
Aksioni në kampin e muxhahidinëve/ Peleshi: Do reagojmë në çdo moment që cenohet siguria kombëtare, dekurajojmë çdo forcë desktruktive…!

Aksioni në kampin e muxhahidinëve/ Peleshi: Do reagojmë në çdo moment që cenohet siguria kombëtare, dekurajojmë çdo forcë desktruktive...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In