• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

FINANCAT/ Gjobat që u falen bizneseve nga 1 janari 2011 deri 31 dhjetor 2014

by Java News
28/12/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 30 mijë gjoba që i janë vënë biznesit për mosvetëdeklarim në kohë të administratorëve në vlerën 10 mijë lekë dhe gjobat e vendosura deri në 31 dhjetor 2010 do të falen. Ndërsa bizneset që kanë marrë gjobë nga 1 janar 2011-31 dhjetor 2014 do të përfitojnë falje të kamatave kush paguan principalin. Detajet e draftit që po hartohet nga Ministria e Financave janë bërë të ditura nga kreu i këtij dikasteri, Arben Ahmetaj.

“Patjetër ne e kemi përfshirë në draftin tonë premtimin që ka bërë kryeministri për 10 mijë lekëshin që ka gjeneruar sistemi automatikisht në të drejtë ligjore të tatimeve”, ka pohuar Ahmetaj. Por, ministri ka shtuar se sigurisht që ai ishte një moment specifik dhe theksoi se për sipërmarrjen nuk ka falje. Nga 1 janar 2011-31 dhjetor 2014 kush paguan principalin i falet gjoba”, tha ai duke pohuar se për faljen fiskale janë konsultuar me FMN-në prej 8 muajsh.

“Shumë shpejt ligji do të kalojë për vendimmarrje, ideja tashmë e draftuar është që deri në 31 dhjetor 2010 mund të ketë një fshirje”, – tha Ahmetaj duke shtuar se ka dy lloje gjobash që janë premtuar nga qeveria që do faleshin, 10 mijë lekëshi për sigurimet dhe gjoba për shkak të mungesës së kasave. “Jemi duke ndjekur një parim për të mos krijuar pabarazi tek subjektet”, shtoi ai.

PAGA MINIMALE

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka pohuar dje në daljen e fundvitit për mediat se paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore do të rritet në 23 mijë lekë, ose 24 mijë lekë, kjo nuk është vendosur akoma. Deklarata e sotme është e kundërt me atë të tetorit, ku ministri i Financave tha se paga minimale për bizneset nuk do të rritej, por vetëm ajo për shtetin do të arrinte në 30 mijë lekë.

Ndonëse bizneset janë ankuar se rritja e pagës minimale e palidhur me produktivitetin do t’i dëmtojë ata, Ahmetaj tha se niveli i ndryshimit është i vogël dhe nuk pritet të ndikojë në konkurrueshmërinë e bizneseve. Aktualisht paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve shoqërore është 22 mijë lekë dhe prej tri vitesh qëndron e pandryshuar.

BILANCI
Shifrat zyrtare të publikuara nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj flasin për një përmirësim të imazhit të vendit dhe besueshmëri tek ekonomia shqiptare. Këto statistika sipas ministrit të Financave flasin për përmirësimin rekord që ka bërë thithja e investimeve të huaja. Ahmetaj ka sqaruar edhe amnistinë e gjobave për bizneset, ndërsa paralajmëroi se ka filluar skanimi i kompanive të mëdha, të cilat kanë abuzuar me niptet dytësore. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa ka bërë një bilanc të punës së një viti, shprehet se është përmirësuar imazhi i vendit dhe forcuar besimi i operatorëve tek ekonomia vendëse.

Shpresëdhënëse i ka cilësuar disa prej shifrave zyrtare të këtij fundviti ministri, ku veçoi rritjen e eksporteve, importeve si dhe rritje e kredisë, kryesisht të asaj në monedhë vendëse. “Rritja e kredisë në lekë tregon rritje besimi të operatorëve ekonomikë. Ky lloj besimi te monedha e vendit transferohet në besim tek ekonomia shqiptare. 288 mln euro në një 3 muaj të investuara, investime të huaja direkte në Shqipëri. Në vite e vite, tremujori më i mirë”, – tha ministri dhe paralajmëroi se po bëhet një skanim i kompanive të mëdha, pasi shumë prej tyre kanë abuzuar e niptet dytësore të tyre, duke i shkaktuar shtetit humbje të TVSHsë dhe dëm në buxhet.

ma.me

Next Post
Evakuohet Trump Tower, rreziku i parë ndaj presidentit Donald me familjen

Evakuohet Trump Tower, rreziku i parë ndaj presidentit Donald me familjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com