• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministria e Energjisë: Ja pse u pezullua tenderi për dhënien me koncesion të TEC-it Vlorë

by Java News
16/03/2019 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka sqaruar arsyet e pezullimit të tenderit për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës. Një ditë pas vendimit të marrë, kjo Ministri thotë se më 15 Janar, 27 përfaqësues nga shoqëritë e interesuara patën mundësinë e një vizite në terren, ndërsa 23 prej tyre u është dhënë mundësia të shohin bazën e të dhënave që administrohet nga konsulenti i huaj Roland Berger.

Sipas Ministrisë, pas vizitës në terren janë bërë 48 kërkesa për sqarime të mëtejshme mbi formën e Kontratës Koncesionare për termocentralin dhe ndërtimin dhe për tubacionin e gazit që ndikon në hartimin e “Biznes Planeve” të këtyre shoqërive. Për shkak të këtyre kërkesave, sipas Ministrisë është vendosur pezullimi i procedurës.

Tashmë Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk mund të bëjë asnjë vlerësim për 10 ditë deri në sqarimet e kërkuara.

Prej vitit 2011 kur u ndërtua e deri më sot TEC-i i Vlorës nuk ka punuar asnjë ditë, jo vetëm se kostot e prodhimit të energjisë me naftë janë tepër të larta, por edhe për shkak të një defekti që u shkaktua në turbinën e ftohjes, çështje për të cilën vendi ynë shkoi për vite me radhë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Vepra ka kushtuar 110 milionë euro, ndërsa gazi natyror që do të kalojë nga TAP do të bëjë furnizimin për prodhimin e energjisë.  Në garën e hapur qeveria kishte caktuar si kusht që kompania fituese të investonte 56 milionë euro për të realizuar lidhjen e TEC-it me gazsjellësin në Fier, si dhe rregullimin e turbinës së ftohjes.

/a.meta

Next Post
Erdogan përdor pamjet e masakrës në Zelandën e Re për fushatë zgjedhore

Erdogan përdor pamjet e masakrës në Zelandën e Re për fushatë zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In