• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministria e Ekonomisë përgatit paketën e tretë të privatizimit me 60 objekte

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 09:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur paketën e tretë të privatizimit me 60 objekte, të ish-ndërmarrjeve shtetërore tashmë në faliment.

Objektet shtrihen në të gjithë vendin, por një pjesë e madhe e tyre rreth 13 janë në zonën e Bradasheshit në Elbasan si pjesë e ish fabrikës se seleksionimit të metaleve.

Dy listat e mëparshme secila me nga 40 objekte janë paraqitur tashmë në Ministrinë e Financave. Bashkë më objektet ish fabrikave, Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë në shitje 100 për qind të aksioneve të ndërmarrjes shtetërore të Sigurimeve, INSIG.

Ministria e Ekonomisë sqaron se, kërkesa për privatizimin e një aseti shtetëror mund të drejtohet në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes apo në institucionin përkatës që ka në administrim/ pronësi objektin që kërkon të privatizohet, e cila mund të bëhet nga pronari i truallit ose çdo person tjetër/institucion i interesuar për blerjen e asetit.

Kërkesa duhet të përmbajë emërtimin e saktë të institucionit që i drejtohet kërkesa. Emërtimin e saktë të objektit dhe vendndodhjen e objektit që kërkon të privatizojë.

Të dhëna të tjera në lidhje me këtë objekt (nëse ka, p.sh. varësinë administrative të tij, funksionin që ka pasur, gjendjen aktuale të objektit, etj.) identitetin dhe adresën e saktë të personit që drejton kërkesën.

Çdo dokument apo të dhënë tjetër të vlerësuar nga kërkuesi bashkëngjitur kërkesës. Nëse kërkuesi është pronar trualli, kërkesa e mësipërme duhet të shoqërohet edhe me:

vendimin përkatës të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave, nëpërmjet të cilit personi apo trashëgimtarët kanë të drejtën e parablerjes së objektit përkatës, së bashku me plan vendosjen e tij.

Nëse kërkesa bëhet në institucionin administrues të asetit:

Ky i fundit, sipas vendim marrjes së tij dërgon në MZHETS prononcimin pozitiv për privatizimin e asetit, së bashku me kërkesën përkatëse/ ose i përgjigjet të interesuarit në lidhje me arsyet e mosmiratimit për privatizim të objektit përkatës.

Monitor

Lista e objekteve për privatizim ne linkun e mëposhtëm:

http://www.ekonomia.gov.al/files/userfiles/Paketa_III_privatizime_2016.pdf

Next Post

Pse dy prej shkronjave të tastierës kanë shenja të veçanta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In