• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Drejtësisë prezanton projekt punësimi për të burgosurit

by Java News
22/06/2018 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një projekt për punësimin e personave që vuajnë dënimin në burgun e Beratit është përuruar sot në mjediset e këtij institucioni. Në ceremoninë e rastit merrnin pjesë Zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deputetët e qarkut Berat, përfaqësues të Prefekturës dhe bashkisë, si dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit.

Projekti i punësimit në në IEVP Berat do të zhvillohet në bashkëpunim me shoqërinë “Intex Shpk”, një biznes fason i specializuar në qepjen e rrobave të punës. Kjo kompani në bazë të një marrëveshjeje ligjore ka vendosur në ambientet e IEVP Berat 25 makina qepëse, që do të shërbejnë për trajnimin dhe më pas punësimin e personave të dënuar e të paraburgosur.

Zëvendëministri i Drejtësisë, z.Toni Gogu, duke e marrë fjalën në këtë ceremoni ka theksuar: “Programi i punësimit në burgje, së bashku me arsimin dhe formimin profesional janë aspektet më të rëndësishme të rehabilitimit të të dënuarit pas kryerjes së dënimit. Kjo është një sfidë që kërkon përfshirjen e sektorit privat, ku gjej rastin t’i falenderoj si dhe modernizimin e bazës ligjore”.

Në fund të muajit maj të këtij viti në burgun e Beratit ka filluar kursi për rrobaqepës, ku aktualisht marrin pjesë 26 të dënuar dhe të paraburgosur, të ndarë në dy grupe. Trajnimi i personave po kryhet në bashkëpunim me Qëndrën e Formimit Profesional Fier. Pas përfundimit të kursit, të dënuarit dhe paraburgosurit e certifikuar do të fillojnë punë në subjektin “Intex Shpk, punë e cila do të kryhet në ambientet e IEVP Berat.

Gjatë ceremonisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka prezantuar edhe disa projekte të tjera në IEVP të ndryshme të vendit, të cilat janë në hapat e parë të ideimit dhe që do të shërbejnë për punësimin e të dënuarve apo të paraburgosurve në Institucionet penitenciare.

Aktualisht në këtë sistem janë të punësuar 667 të dënuar apo të paraburgosur, nga vetë IEVP-të. Përfshirja e biznesit në këtë drejtim do të krijojë hapësirat e duhura që numri i të punësuarve në radhët e atyre që vuajnë dënimet penale të rritet.

Next Post
Argjentinë- Kroaci/ Gazetari filoserb i Gjirokastrës, mallkon me shpirt kroatët

Argjentinë- Kroaci/ Gazetari filoserb i Gjirokastrës, mallkon me shpirt kroatët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

Policia “shigjeton” zjarrvënësit, 29 persona të arrestuar dhe proceduar gjatë qershorit

July 14, 2026
Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

Parada e 14 korrikut në Francë, Macron jep mesazhin e “zgjimit strategjik” të Europës

July 14, 2026
Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

Sot Konferenca e IX Ndërqeveritare, mesazhi i ministrit Hoxha: Pasqyrë e punës së palodhur

July 14, 2026
“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

“Do t’i përkushtohem detyrës së deputetit” Ivi Kaso njofton se nuk do të rikandidojë për Sekretar në PD

July 14, 2026
Kryeministri polak publikon kërcënimet që mori pas atentatit të homologut të tij në Sllovaki

Alarmi polak për Ukrainën: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit!

July 14, 2026
Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

Parada e Bastiljes në Paris, trupat shqiptare në rreshtin e parë të “Koalicionit të Vullnetarëve”

July 14, 2026
SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun e Divjakës

July 14, 2026
Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

Operacioni i fshehtë izraelit, “Mossadi” u përpoq të rekrutonte ish-presidentin iranian

July 14, 2026
Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

Bojkoti i Kuvendit, zbulohen mesazhet në PD kundër vendimit të Berishës: Nuk do shkojmë të flasim për…

July 14, 2026
Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In