Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, njoftoi sot se, pas dëborës së ditëve të fundit dhe temperaturave të ulëta, dëmet në sektorin e bujqësisë kanë qenë të pranishme në disa zona. Ndërkohë, që nga raportimet e ditës së sotme, deri në orën 14.00 nga Drejtoritë e Bujqësisë në rrethe dhe Shërbimi Veterinar, nuk ka asnjë zonë, në të gjitjë vendin, që ketë probleme me furnizimin me bazë ushqimore për bagëtinë, përveç një rasti në Gramsh, ku një fermer i zonës kërkon ndihmë për furnizimin me koncentrat për ushqimin e gabëtive.
MBZHRAU njofton se raportimet e mbërritura nga Drejtoritë e Bujqësive për situatën në qarqe, janë si më poshtë:
Gjirokastër
Deri tani, nuk ka dëmtime nga temperaturat e ulëta.
Tiranë
Sipas informacioneve të specialistëve të terrenit, në Qarkun e Tiranës nuk ka problematika të shkaktuara nga moti i ftohtë i diteve te fundit.
Durrës
Bashkia Durrës
Dëmtime të vogla në agrume
Bashkia Shijak
Dëmtime të vogla në Agrume
Bashkia Krujë
Dëme ka kryesisht nëpër sera, përkatësisht në Njësitë Administrative si më poshtë:
– Thumanë, serë 300 m2 sallatë, 300 m2, spinaq.
– F/Krujë, në serat e Agro–Investit, 3 dynymë lakër dhe brokoli, 2 dynymë sallatë.
– Nikël, serë 300 m2 sallatë.
– Bubq, në sera, 1500 fidanë domate, 2.7 dynymë sallatë, 2.5 dynymë spinaq.
Berat
Njesia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 38 ha domate
Njesia Adminstrative Poshnje, Bashkia Ure Vajgurore – 18 ha domate, 6 ha speca, 1.6 ha trangull
Njesia Administrative Otllak, Bashkia Berat – 2 ha domate
Njesia Administrative Kozare, Bashkia Kuçovë – 10 ha domate
Njesia Administrative Perondi, Bashkia Kuçovë – 4 ha domate
Serra ne prodhim:
Njesia Administrative Kutalli, Bashkia Ure Vajgurore – 2 ha domate
Njesia Administrative Kozare, Bashkia Kuçovë – 1 ha domate
Elbasan
Në sektorin e Bujqësisë dhe të Blegtorisë nuk ka probleme. Ndërsa në lidhje me bazën ushqimore për bagëtinë, një fermer nga fshatrat e thella, ka kërkuar ndihmë për furnizimin me ushqim (koncetrat) të disa bagëtive të tij.
Fier
Nga raportimet e ekstensionistëve të terrenit në zona për situaten e krijuar nga ulja e ndjeshme e temperaturave të diteve të fundit dhe në vazhdim janë evidentuar probleme veçanërisht në kulturat perimore dhe luleshtrydhe të mbjella në ambjente të mbrojtura (në sera), agrume, etj si me poshtë:
Në Njesinë Administrative Frakull, në 52 ha të mbjella me luleshtrydhe ka dëmtime të konsiderueshme prodhimi (të frutave të pa vjela, squllosje të frutit, dëmtim dhe abortim të lulerisë). Në gjithë sipërfaqen e mbjellë në sera me këtë kulturë, deri tani nuk ka dëmtim të bimëve por vetëm të prodhimit të gatshëm. Po kështu ne kemi dëmtime të prodhimit të pa vjelë të domates në sera në 3 ha ose rreth 1000 kv.
Në Njësinë Administrative Cakran, në 3 ha të mbjella me luleshtrydhe, ka dëmtime të konsiderueshme prodhimit të pavjelë dhe të lulerive. Kemi dëmtim të prodhimit të pa vjelë të domates në sera në 0.2 ha ose 200 kv.
Në Njësinë Administrative Zharrëz ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjellë në sera në ditët e fundit të muajit dhjetor 2016 në 10 fermerë, të fshatrave Zharrëz dhe Fshat i Ri në sipërfaqen prej rreth 3 ha. Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të rreth 2000 rrënjë agrume, për dëmtimin e të cilat do të gjykohet më vonë.
Në Njesinë Administrative Strum, ka dëmtime të fidanëve të domates të mbjellë në sera në 20 fermerë të fshatrave Suku 1, Suku 2 dhe Arapaj, në sipërfaqen prej rreth 4.5 ha dhe dëmtim të prodhimit të pavjelë në 2 ha domate ose rreth 400 kv.
Në Njësinë Administrative Portez ka dëmtime të prodhimit të domates të pavjelë në sera në 2 ha ose rreth 1000 kv.
Në Njesinë Administrative Libofshë ka dëmtime të prodhimit të domates të pavjelë në sera në 1.22 ha ose rreth 650 kv në 5 fermerë, si dhe demtim të fidanit të domates se porsa mbjellë në 0.1 ha. Dëmet janë në fshatrat Daullas, RrethLibofshe,Vanaj, Metaj dhe Libofshë. Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të 1.3 ha ose rreth 700 rrënjeve agrume, për dëmtimin e të cilat do të gjykohet më vonë.
Në Njësinë Administrative Dërmenas në fshatin Muçaj ka dëmtime të prodhimit të luleshtrydhes të pavjelë në sera në 0.8 ha, nga të cilat në 0.33 ha ka prodhim të prodhimit të gatshëm, ndërsa në pjesën tjetër të sipërfaqes mbjellja është më e vonë.
Në Bashkinë Roskovec është dëmtuar të 1 fermer prodhimi në 0.44 ha me luleshtrydhe në Roskovec dhe 0.2 ha me luleshtrydhe në fshatin Luar në 1 fermer.
Janë dëmtuar gjithashtu fidanët e domates të mbjellë në 2 fermerë në Roskovec për sipërfaqen 1.1 ha dhe në fshatin Kuman dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.3 ha sera ose 200 kv.
Në Njësinë Administrative Qëndër në fshatin Daullas janë dëmtuar 1.3 ha me sera në 2 fermere , nga të cilat 0.3 ha me dëmtim të fidanit të porsa mbjellë dhe 1 ha me prodhim të pa vjelë ose rreth 500 kv domate. Në fshatin Drize te 1 fermere janë dëmtuar fidanët e porsa mbjelleë në 0.2 ha me domate. Në fshatin Zhupan ka dëmtime të prodhimit të domates së pa mbjellë në 10 fermere në sipërfaqen 1.5 ha dhe prodhim rreth 400 kv sepse prodhimi ka qënë afër fundit të vjeljes.
Në Njësinë Administrative Levan janë dëmtuar në fshatin Levan fidanët e domates së mbjellë në 0.5 ha sera, në fshatin Ferras 0.25 ha me domate nga të cilat 0.14 ha me fidanë të mbjellë dhe 0.11 me prodhim rreth 100 kv. Në fshatin PishëPoro në 2 fermerë është dëmtuar prodhimi 0.45 ha me luleshtrydhe.
Në Njësinë Administrative Mbrostar ka dëmtime të fidanëve të domates së mbjellë në sera në 5 fermerë në sipërfaqen prej rreth 1.5 ha dhe dëmtim të prodhimit të pa vjelë në 6 ha domate ose rreth 3000 kv . Raportohet edhe për prekje dhe tronditje të 9 ha ose rreth 5000 rrënjëve agrume (portokalle, limona dhe manderina), për demtimin e të cilave do të gjykohet më vonë.
Në Bashkinë Patos është dëmtuar në 1 fermer prodhimi në 0.3 ha me luleshtrydhe.
Në Bashkine Fier është demtuar në 1 fermer prodhimi i domates se pa vjelë në 0.3 ha me domate ose me rreth 300 kv.
Në Njësinë Administrative Hekal (rrethi Mallakastër) është dëmtuar prodhimi i pa vjele i domates në 0.5 ha në sera ose 350 kv, në 1 fermer.
Gjithsej nga evidentimi dhe raportimi i ekstensionisteve të zonave është dëmtuar:
1. Në luleshtrydhe në sera siperfaqja prej 56.72 ha, kryesisht të prodhimit të gatshem dhe të lulerisë.
2. Prodhimi i pa vjelë i domates në serat e mbjella si kulturë e dytë në 18.13 ha ose rreth 8200 kv , ku kemi sipërfaqe që janë në fillim të vjeljes dhe deri në përfundim të saj.
3. Dëmtim të fidanit të mbjellë në sera në ditet e fundit të dhjetorit 2016 në siperfaqen prej 11.34 ha me domate.
4. Në agrume të evidentuara deri me tani kanë pësuar tronditje ose tharje në rreth 20-30 % të kurorës së bimeve rreth 10 ha ose 7000 rrënjë.
Vlorë
Nga temperaturat e ulta të diteëe të fundit ka demtime në disa kultura në Qarkun e Vlorës.
Në NJ.Ad Novoselë janë dëmtuar 1.5 ha domate 0.2 ha luleshtrydhe 0.5 ha sallatë 0.5 ha spinaq.
Në Nj.Ad Qendeë janë dëmtuar 1.3 ha domate, 0.3 ha sallatë
Nj.Ad.Shushice dëmtuar 0.2 ha domate dhe 0.3 ha spinaq.
Ngricat e vazhdueshme të diteve te fundit dhe debora e rënë kanë shkaktuar dëme në sera si:
1.6 ha domate është e dëmtuar, nga kjo 1.3 dynyme është shkulur fare. Ka të dëmtuar 0.4 ha lulelakër.
Dëmtime ka edhe në luleshtrudhe, në një siperfaqe prej 0.2 ha, sallatë 0.1 ha, spinaq 0.3 ha. Në një tjeter zone, ka 0.5 ha sallatë të demtuar
Në fshatrat Oshtime, Panaja janë dëmtuar 12 dynyme domate dhe 2.7 dynyme sallatete
Në Nj.Administrative Shushice, ka të dëmtuara 0.2 ha domate dhe 0.3 ha spinaq
Dëmtime janë konstatuar edhe ne rrethin e Sarandës, në agrume, duke dëmtuar prodhimin e pavjelur, si dhe lastaret e rinj në zonen e Konispolit, Xarrës dhe në Rrethin e Delvinës.
Korçë
Lidhur me situatën për motin e keq në zonën e Korçës ju bëjmë me dije se edhe pse ka rënë dëbore dhe temperaturat variojnë nga -8 gradë C deri në -16 dhe 17gradë C deri tani nuk ka dëme për t’u raportuar.
Lushnje
Dëmtime ka pasur edhe në rrethin e Lushnjës, konkretisht në fshatrat Gradisht, Allkaj, Bubillimë, Hyzgjokaj, Dushk dhe Lushnjë qytet, në një total prej 13 hektarë me domate, 1 ha me speca, 1.5 ha me tragull.
MBZHRAU njofton se, ekstensionistët e Drejtorive të Bujqësisë në të gjitha rrethet e vendit janë në terren e po ashtu edhe punonjësit tjerë të kësaj strukture dhe ata të Shërbimit veterinar. Të gjithë fermerët dhe blegtorët, të cilët iu shkaktohen dëme apo kanë probleme me mungesën e bazës ushqimore, janë të lutur të kontaktojnë më Drejtoritë e Bujqësisë në rrethin e tyre, me qëllim që strukturat tona t’ju vijnë në ndihmë. /a.m.