Ministria e Brendshme: Gjatë vitit 2015 u asgjesuan 7.9 miliard euro kanabis
Nuk ka ditë që nuk njoftohet një operacion policie për djegie plantacionesh kanabisi. Nuk ka ditë që qindra rrënjë “bar” të mos priten dhe digjen publikisht nga forcat e rendit. Ministria e Brendshme këtë vit janë shkatërruar rreth 500.000 rrënjë marijuanë me një vlerë që sipas Ministrit Tahiri arrin në 7.9 miliardë euro. Më poshtë po botojmë disa foto të Hektor Pustinës për AP, të cilat janë bërë në Kurvelesh, ku rreth 100 forca policie prenë dhe dogjë 16.000 rrënjë kanabis javën e shkuar.